Shkurt.ch

Muratori kosovar bie në gropën 7 metra të thellë

Në rrethana të panjohura, një murator kosovar i moshës 59 vjeçare ka rënë nga shkalla ku po qëndronte në gropën e thellë shtatë metra në një kantier ndërtimi në Engi të kantonit të Glarusit. Me këtë rast ai ka pësuar lëndime të rënda, mes tjerash tronditje të lehtë truri, thyerje brinjësh etj.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e të hënës, shkruan gazeta “Südostschweiz”.

Muratori i lënduar është bartur me helikopter Rega në Spitalin kantonal të Graubündenit dhe gjendja e tij është stabile. 

Policia kantonale e Glarusit është duzke shqyrtuar rrethanat në të cilat ka ndodhur fatkeqësia.