Feja

Murati uron mërgimtarët për Festën e Pashkëve

“Të nderuar bashkatdhetarë të besimit të krishterë, nga zemra ju uroj festën e Pashkëve. Me këtë ju dëshiroj juve dhe familjeve tuaja shëndet, lumturi, paqe, dashuri. Le të kujtojmë në këtë fundjavë të Pashkëve të gjitha ato që festat fetare i përfaqësojnë, realizimin e qëllimeve të përbashkëta, sakrificën, dashurinë dhe bashkimin”, thotë në urim ministri i Dsiaporës, Valon Murati.

“Gjithashtu, edhe gjatë kësaj feste, të kujtojmë bashkëjetesën, tolerancën dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndër fetare të kombit tonë, vlera këto unike për gjithë njerëzimin”, thotë më tutje Murati

“Pashkët ngjallin shpresën për jetën tonë, për punët tona, për të ardhmen, na udhëzojnë drejt virtyteve njerëzore, na bashkojnë drejt një qëllimi – zhvillimin e vendit tonë.  Për shumë mot Pashkët”, uron mërgimtarët për Festën e Pashkëve, ministri i Diasporës Valon Murati.