Zhvillim
Murati: Remitencat duhet të kthehen në zhvillim ekonomik
“Diaspora nuk është vetëm para por kapital njerëzor dhe profesional i jashtëzakonshëm që përmes politikave tona do ta shfrytëzojmë për zhvillim ekonomik”
Sot në Prishtinë, në organizim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë po zhvillohet konferenca “Ambienti i Biznesit 2017”. Duke marrë pjesë në këtë konferencë, Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se ministria qüe drejton ai është urë lidhëse ndërmjet diasporës dhe dhe institucioneve të Kosovës.
Murati theksoi se është duke u punuar që remitencat të kthehen në zhvillim ekonomik, edhe pse bashkatdhetarët sjellin para për familjet e tyre, përmes skemave dhe programeve në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe UNDP-në do mundohen që të arrihet zhvillim ekonomik., shkruan gazetaexpress.
Ai bëri të ditur se janë në fazën fillestarë të dizajnimit të këtyre skemave.
“Diaspora nuk është vetëm para por kapital njerëzor dhe profesional i jashtëzakonshëm që përmes politikave tona do ta shfrytëzojmë për zhvillim ekonomik”—shtoi Murati.
Murati u bëri thirrje bizneseve nga diaspora që problemet me të cilat përballen gjatë veprimtarisë biznesore t’i dërgojnë në divizionin në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës në mënyrë që të trajtohen me prioritet.
Murati theksoi se problemet me të cilat përballen më shumë bashkatdhetarët në ushtrimin e bizneseve janë pak a shumë të ngjashme me këto të Kosovës si: Furnizimi me energji elektrike, çështja e arsimimit profesional dhe çështja e sistemit të drejtësisë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik