Zhvillim
Murati: Diaspora, skeptike për ambientin e biznesit në Kosovë
Ai deklaroi se mos sundimi i ligji, energjia elektrike, mos aftësimi profesional janë disa nga problemet për investitorët nga diaspora
E organizuar nga D&D Businnes Support Center në Prishtinë është mbajtur konferenca me temën “Nxitja dhe Promovimi i Investimeve të Diasporës në Kosovë” që për qëllim kishte gjetjen e mundësive se si të krijohen kushte që remitancat e diasporës të kthehen në investime. Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, që ishte i pranishëm në këtë tryezë theksoi se vazhdon të ketë mosbesim nga diaspora për ambientin e biznesit në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Ai deklaroi se mos sundimi i ligji, energjia elektrike, mos aftësimi profesional janë disa nga problemet për investitorët nga diaspora.
“Kudo në botë por edhe tek ne nuk është e lehtë që remitencat të kthehen në investime. Ne kemi problem në përgjithësi me strukturën e ekonomisë së vendit dhe këto para të shpenzuara në konsum një pjesë e tyre dalin jashtë vendit. Diaspora ka dhënë kontribut edhe në investime direkte dhe kanë qenë investime jashtëzakonisht të rëndësishme dhe kanë bërë një stabilitet socioekonomik të vendit. Ideja ime është që ne përqendrimin kryesor ta kemi tek investimet nga jashtë dhe jo tek të huajt, por tek njerëzit tanë”, ka thënë Murati i cili njoftoi se remitencat e diasporës brenda vitit në Kosovë kapin shifrat 650-670 milionë euro.
Drejtori i D&D Businnes Support Center, Safet Fazliu tha se remitencat e diasporës vazhdojnë të jenë arsyeja e madhe e rritjes ekonomike. “Ndryshimin destinimit të tyre do të kishte një impakt shumëfish më të madh në rritje ekonomike, vende të reja të punës dhe nga kjo do të rritej edhe kthimin në investim nga bashkatdhetarëve”, theksoi Fazliu. Për çdo vit mbi 1.5 miliardë euro dërgohen apo shpenzohen nga diaspora në Kosovë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre shkojnë në konsum.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind