Futboll

Murat Yakin, trajner i ri i Zvicrës

Zvicra ka zgjedhur pasuesin e Vladimir Petkoviq, i cili u largua drejt Bordeaux-it

Ish-mbrojtësi legjendar i Zvicrës, Murat Yakin, ka marrë drejtimin e Zvicrës në futboll, përcjell albinfo.ch.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi nëse arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të punoj përsëri për ekipin kombëtar. Pritja ime është e madhe. Të dashur tifozë zviceranë të futboll, mezi pres t’ ju shoh”, tha Yakin në një video të shkurtër menjëherë pas zyrtarizimit. Yakin njihet ndryshe si një trajner i afërt tej mase me futbollistët shqiptarë, ku ka punuar si në Grasshoppers apo Schaffhausen.

Pas pensionimit të Admir Mehmedi, te Zvicra janë Granit Xhaka si kapiten dhe Xherdan Shaqiri.