Kosova

Muralja që do të ‘bashkojë’ Rita Orën, Dua Lipën dhe Era Istrefin

“Guerilla Art Festival” tashmë ka filluar të mbahet në Prishtinë. E ky festival do t’i sjellë një murale të veçantë kryeqytetit.

Aty do të pikturohet muralja me fytytat e tri këngëtareve shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi.

Lidhur me këtë murale, Adrian Berisha, nga komuna e Prishtinës, ka dhënë më shumë detaje në një intervistë për KTV-në.

Berisha ka njoftuar se në kuadër të “Guerilla Art Festival” do të realizohet një murale me temën “Çikat e shpisë”, te Fakulteti i Filologjisë në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Sipas Berishës, muralja do të ketë edhe nëntemën “Çikat e Prishtinës”, me ç’rast do të portretizohen Ora, Lipa e Istrefi.