Shqipëria
Muralet e Urës Vajgurore impresionojnë revistën zvicerane
Tre muralet janë kuruar nga artisti i njohur shqiptar, Helidon Haliti, me mbështetjen e Bashkisë Ura Vajgurore
Revista prestigjioze zvicerane “Wild Walls” ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë.
Lista është publikuar nga kryeredaktorja e revistës, Angie Kordic, dhe janë murale që janë pikturuar gjatë muajit gusht 2018 në të gjithë botën.
Shqipëria renditet krah Kalifornisë, Austrisë, Norvegjisë, Masaçusets, Ilinoisit, Italisë dhe Bjellorusisë.
“Vepra ‘Flirtimi’ është muralja e tretë e pikturuar nga WD (Wild Drawing) në qytetin e Urës Vajgurore në Shqipëri. Piktura vjen si një shembull i përkryer i përdorimit të hapësirës. Në murale shikohet një çift, të cilët vështrojnë njëri-tjetrin nga të dyja anët e pallatit, duke i dhënë jetë një iluzioni të bukur”, thuhet në shkrimin e revistës “Wild Walls”, transmeton “TCH”.
Kjo është një traditë, e cila vazhdon prej 14 vitesh për revistën “Wild Walls”, dhe në numrin e 169 të saj, në hartën botërore të muraleve më të mira, ka përzgjedhur edhe një qytet nga Shqipëria, pikërisht qytezën e vogël të Urës Vajgurore, përcjell albinfo.ch.
“Flirtimi” (The flirt), “Kampioni” (The Champion) dhe “Ura e Mendjes” (Bridge of mind) janë tre muralet që janë pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore nga artisti i njohur me famë ndërkombëtare WD.
Tre muralet janë kuruar nga artisti i njohur shqiptar, Helidon Haliti, me mbështetjen e Bashkisë Ura Vajgurore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025