Lajme
Munih: Hapet pika shkollore për nxënësit e shkollës shqipe
Mësimi i Gjuhës Shqipe
Dritarja e diturisë për ta mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare, ditë e më tepër po bëhet një ndërgjegjësim i arsyeshëm te mërgata shqiptare kudo që është, konkretisht në landin e Bavarisë, përcjell albinfo.ch.
Ky mision fisnik e bujar po arrin suksese të dukshme në këtë drejtim dhe, mbi të gjitha, po arrin ta ndërgjegjësoi bashkatdhetarin tonë, se, pa ruajtjen e gjuhës nuk kemi as identitet kombëtar.
Tashmë nuk është risi hapja e klasave të reja, po më tepër ndërgjegjësim dhe mbi të gjitha dashuri për ruajtjen e gjuhës te fëmijët e mërgatës shqiptare.
Në vargun e hapjeve së klasave në gjuhës shqipe në Bavari iu bashkua edhe klasa e radhës, më 30.01.2025 në Germering të Munihut, me mësuese Ardita Krasniqi, duke i falënderuar prindërit, kryesinë e LAPSh-it, e cila me punën e tyre vullnetare po arrijnë të jetë në ballë të këtyre sfidave.
Për njoftim: mësimi mbahet çdo të enjte, nga ora 14:30 deri 16:00, në adresën:
Realschule, Masurenweg 4, 82110 Germering.
Nxënësve dhe mësueses ju urojmë shumë suksese në mësime, na qoftë një fillim i mbarë, ishte porosia e përbashkët e prindërve dhe e kryesisë së LAPSh-it!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













