Lajme

Mungesë medikamentesh në Gjermani

Rreth 300 medikamente mezi gjenden aktualisht në Gjermani. Shpesh ndodh që për to ka ilaçe zëvendësuese, të ashtuquajturat gjenerika. Nëse jo, atëherë pasojat janë fatale, sidomos për të sëmurët me diabet dhe HIV. Me mungesën e medikamenteve merret një numër i madh njerëzish: Farmacistet dhe farmacistët kanë dhënë alarmin, personeli mjekëror ka dhënë alarmin, dhe po ashtu pacientet dhe pacientët. Ata janë ata që vuajnë kur një ilaç i rëndësishëm nuk gjendet dhe kur në farmaci i thonë: “Medikamentin që po e kërkoni nuk ka”.

Në listën e Institutit Federal për Medikamentet dhe Prodhimet Mjekësore (BfArM) ndodhen mes të tjerash medikamente për sëmundjen HIV. Edhe për insulinën, jetike për njerëzit me diabet të tipit 1, ka aktualisht mungesa furnizimi në Gjermani, ndonëse sipas BfArM mungesa nuk ka. Më e rëndësishme të bësh dallimin midis këtyre dy koncepteve, thotë BfArM. “Mosfurnizimi është një ndërprerje paraprake dy javore e furnizimit me sasinë e zakonshme, ose rritje e madhe e kërkesës, e cila nuk mund të plotësohet siç duhet,” thuhet në faqen e internetit të Institutit Federal.

Rëndësi të madhe ka këtu nëse për terapinë ndodhen në dispozicion ilaçe alternativë dhe nëse medikamenti ndodhet në treg. Konkresisht do të thotë se medikamenti në fjalë mungon nëse nuk ka zëvendësues, gjenerika. Sepse nëse kjo ndodh, atëherë medikamenti mungon.

Por edhe problemet afatshkurtra do të thonë ngarkesë më e madhe për farmacistet dhe farmacistët. Sepse edhe nëse zëvendësuesit janë në dispozicion, atëherë ato duhen gjetur fillimisht duke i kërkuar në tregun ndërkombëtar dhe duhen marrë prej andej. Kjo i shtohet stresit dhe pasigurisë së të sëmurëve. Mbase ata kanë përdorur për vite me radhë një medikament të caktuar, dhe tani, kur ai nuk është në dispozicion duhet të kalojnë tek një tjetër.

Të dhënat për listën e medikamenteve me probleme të BfArM vijnë nga njoftimet e prodhuesve të medikamenteve dhe nga banka e të dhënave të medikamenteve dhe kërkesave (AmAnDa) të Federatës. Krah insulinës dhe medikamenteve për HIV, mungesa ka për antibiotikë, sprucot e azmës, medikamentet për mpirjen e gjakut, ilaçet kundër kancerit, antiepileptikët e deri tek ibuprofeni e paracetamoli. Kjo listë mund të zgjatet pa problem. Pak shans kur medikamenti mungon në treg oforjnë medikamentet zëvendësuese.

Tek medikamente të ndryshme jo të gjithë përbërësit janë të rëndësishëm për trajtimin e pacienteve dhe pacientëve. “Kështu për shembull nga 250 njoftime për mungesë furnizimi vetëm 10 janë për mungesë të përbërësve të rëndësishëm,” shpjegon BfArM. Nëse këta përbërës mungojnë, atëherë medikamenti nuk mund të prodhohet.

Nga mungesa e medikamenteve janë prekur vende në të gjithë botën. Sa i madh është problemi për persona të caktuar dhe nëse është me rrezik për jetën, varet nga lloji i sëmundjes. Njerëzit që janë sëmurë nga kanceri ose diabeti, ose janë pacientë HIV pozitiv janë shumë të varur nga marrja e rregullt e medikamentit të tyre. Ndërprerja e përkohshme ose e përhershme e trajtimit mund të sjellë komplikime.

HIV është i përhapur në gjithë botën. Sëmundja trajtohet me të ashtuquajturat medikamente antiretrovirale. Kjo ka funksionuar mirë deri tani, të paktën në vendet e industrializuara.

Në një vend si India, për shembull, ku niveli i infeksioneve është shumë i lartë, ka shumë më pak mundësi për terapi. Medikamentet antiretrovirale janë shumë të shtrenjta. Në Gjermani trajtimi i një pacienteje ose një pacienti me HIV kushton nga 20 000 në 30 000 euro në vit.
Këtë shumë nuk është në gjendje ta përballojë askush. Prandaj shumë vetë varen nga marrja e medikamenteve falas për HIV. Këto shpërndahen në qendrat shtetërore antiretrovirale. Kur ndërpritet furnizimi, ndalohet edhe trajtimi. /DW