Shkurt.ch

Mungesë ekstreme mësuesish në Zvicër!

Më shumë se gjysma e shkollavnë Zvicrën gjermane kanë probleme serioze për të gjetur kuadër të kualifikuar arsimor.

Ekspertët e fushës së arsimit në Zvicrën gjermane alarmojnë për një mungesë të madhe të mësuesve. Siç shkruan “Sonntagszeitung”, duke iu referuar të dhënave nga shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës VSLCH, nuk ka zbutje të problemit, që ka filluar të paraqitet vite më parë.

Sipas kryetarit të shoqatës së përmendur Bernard Gertsch, në shkallën sekondare 1, më shumë se gjysma e shkollave kanë probleme serioze për të gjetur kuadër të kualifikuar arsimor. Ndërsa çdo i treti drejtor shkolle thotë se është vështirë të sigurohen edukatore për mësimin parashkollor.

Por, situata edhe më e rëndë është sa u përket pedagogëve për shkollat speciale. Madje 90 për qind të drejtorëve të shkollave gjendjen në këtë fushë e përshkruajnë si “shumë të vështirë” deri “të pashpresë”.