Lajme
Mungesa e vitaminave rrit rrezikun e infektimit me Covid
Studimi, i cili u botua nga Journal of the American Medical Association, shqyrtoi 489 pacientë në Universitetin e Çikagos, të cilët u testuan për koronavirus
Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e prekjes nga Covid – në fakt, kjo ju bën gati 80 për qind më shumë të predisponueshëm të dilni pozitiv për virusin, thuhet në një studim të publikuar së fundmi, përcjell albinfo.ch.
Studimi, i cili u botua nga Journal of the American Medical Association, shqyrtoi 489 pacientë në Universitetin e Çikagos, të cilët u testuan për koronavirus mes muajve mars dhe prill.
Rezultatet zbuluan se nga 60 për qind e pacientëve me nivele adekuate të vitaminës D, vetëm 12 për qind përfunduan të infektuar. Ndërsa nga 25 për qind të pacientëve me mungesë të vitaminës D, 22 për qind rezultuan pozitivë, që do të thotë se kishin 1.77 më shumë gjasa të kishin Covid (ose 77 për qind të shprehur në përqindje të plotë).
Gjetjet shtojnë një listë në rritje të hulumtimeve që kanë zbuluar se vitamina D është e dobishme në luftën kundër Covid-19.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025