Lajme

Mungojnë testet e gjuhës gjermane, shumë çifte mbeten pa u martuar

Siç njofton Zyra Federale e Jashtme 18 vende aktualisht nuk janë duke ofruar teste të gjuhës gjermane për shkak të pandemisë së koronës

Në 81 vende të botës, gratë dhe burrat aktualisht nuk kanë asnjë shans të shkojnë te partneri-ja në Gjermani. Kjo, për faktin se nuk mund të marrin testin e gjermanishtes i cili parashihet si kusht, shkruan revista “Spiegel” në numrin e saj të ri.

Siç njofton Zyra Federale e Jashtme 18 vende aktualisht nuk janë duke ofruar teste të gjuhës gjermane për shkak të pandemisë së koronës, transmeton albinfo.ch. Këtu bëhet fjalë për vende si Egjipti, hqipëria, Libani, Meksika etj.

Përgjithësisht nuk ka mundësi të kryerjes së testit as në vendet e tjera, si për shembull në Siri. Nga ana tjetër, pa kaluar testin e njohjes së gjuhës gjermane, bashkëshortit nga një vend jo-anëtar i BE nuk i lejohet të shkojë te partneri i tij në Gjermani.

Me kërkesë të qeverisë federale, Instituti Goethe është duke punuar për të bërë të mundshme testet e gjuhës në internet. Niels Annen, Sekretari Parlamentar i Shtetit në Zyrën e Jashtme (SPD), ka vënë në dukje në Bundestag se po punohej akoma në mbrojtjen nga rreziku i falsifikimit dhe në mbrojtjen e të dhënave.

Deputeti nga Partia e Majtë, Akbulut ka kritikuar duke thënë se: “E drejta e njeriut për jetën familjare duhet të zbatohet pa kufizime edhe në kohë pandemike”. Është e paarsyeshme që të kërkohet nga bashkëshortët të sigurojnë dëshmi të aftësisë gjuhësore, të cilat ata as nuk mund t’i paraqesin, përcjell albinfo.ch. “Si mund të kalosh një test i cili as nuk ekziston?”