Kosova
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, shkak i papunësisë në Kosovë
Bizneset e Kosovës janë në krizë pasi dhjetëra të rinj ikin çdo ditë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Shqetësimi kryesor i bizneseve është në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar.
“Kjo vërehet në bazë të konkurseve që ne i hapim dhe çdo vit po ulet numri i konkurrentëve dhe çdo vit dhe aty vërehet mangësia e fuqisë punëtore”, thotë Trëndafile Salihu nga Meister Training Center.
Një rrezik të tillë e kanë paralajmëruar edhe organizatat që trajtojnë çështjen e migrimit. Megjithatë, sipas agjencisë së punësimit të Kosovës, situata është krejt ndryshe, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Agjencia e punësimit ka të regjistruar mbi 80 mijë punëkërkues në të gjitha zyrat e punësimit. Të gjithë ata janë punëkërkues aktivë, të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë. Kemi edhe punëkërkues të kualifikuar”, tha Shpëtim Kalludra nga Agjencia Kosovare e Punësimit.
Sipas tyre, për të gjithë këta punëkërkues në nivel vendi aktualisht agjencia ka në dispozicion pak më shumë se 10 mijë vende pune.
Megjithatë, bizneset thonë se e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me shtetin, duke thënë se kjo agjenci nuk ofron punëtorë në profilet që ata kërkojnë.
Të papunët, sytë drejt BE-së
Mungesën e punëtorëve të kualifikuar e pranojnë edhe organizatat që trajtojnë çështjet e papunësisë.
“Kosovës i mungon fuqia punëtore që ka kapacitet profesional sipas kërkesave të tregut të punës. Pra, e gjithë fuqia punëtore është me shkollim formal, që nuk është relevant në kërkesat e vërteta të tregut”, thotë Rinor Qehaja nga Ed Guard.
Nga Agjencia e Punësimit thonë se problemi real është se në shumicën e rasteve, vetë të papunët, nuk kanë pikësynim që të punësohen në Kosovë.
Ekspertët thonë se mekanizmi i vetëm për ndaljen e ikjes së fuqisë punëtore nga Kosova shihet afrimi i bizneseve të huaja, si dhe orientimi i rinisë drejt profesioneve që nga bankat e shkollës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik