Lajme

Mungesa e barnave në Zvicër ndez “turizmin mjekësor” ndërkufitar

Furnizimi me disa barna, si antibiotikë dhe qetësues, është gjithnjë e më i kufizuar në Zvicër, gjë që i shtyn njerëzit që jetojnë në rajonet kufitare t’i blejnë medikamentet e tyre në vendet fqinje, përcjell albinfo.ch.

“Klientët e Ticinos po ‘sulmojnë’ farmacitë në Italinë e afërt”, raportojnë mediat zvicerane.

Menaxheri i farmacisë Pharma 24 në Gjenevë ka vënë re të njëjtin trend: banorët vendas po lëvizin gjithnjë e më shumë përtej kufirit për të blerë medikamente në Francë, “sepse kemi pasur mungesa të shumta stoku”.

Turizmi mjekësor”, megjithatë, nuk është një fenomen i ri në Zvicër.

Ndërsa aktualisht njerëzit shkojnë jashtë vendit për të blerë barna që janë të pakta në Zvicër, kjo është një zgjerim i një tendence ekzistuese për të marrë ilaçe në vendet fqinje, sepse ato janë më të lira atje.