Zhvillim
Mundësitë e investimeve të diasporës në Kosovë
Ministri i Financave, Avdullah Hoti është shprehur se Kosova përfiton shumë nga diaspora, derisa shpreson që ata të investojnë më shumë në Kosovë
Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur kryetarin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Berlin, Mustafë Abazi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Berlinit, përfaqësuesit e bizneseve gjermane, si dhe përfaqësuesi i gazetës ditore “Derivate-Magazin”, me të cilët diskutoi për kushtet të cilat i ka krijuar Qeveria e Kosovës dhe për mundësitë e investimeve të diasporës në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Ministri tha se Kosova për çdo vit po vije duke u konsoliduar me reforma legjislative sa i përket krijimit të kushteve për të investuar në Kosovë, dhe për këtë vlen të përmenden reformat fiskale, si dhe Ligji për investime strategjike në Kosovë.
Ministri Hoti gjithashtu tha se diaspora luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, kjo vërehet edhe tek shifrat milionëshe të remitencave. “Mirëpo, sipas të dhënave që aktualisht ne kemi shumica e këtyre mjeteve shkojnë në konsum ose patundshmëri. Prandaj, ndoshta këto mjete, por edhe të tjera të cilat posedojnë bizneset në Gjermani do të kishte qenë mirë që të orientohen në të bërit biznes, si forma më e mirë për zhvillimin e Kosovës dhe në hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë”, ka thënë Ministri Hoti.
Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Berlin gjatë takimit me Ministrin Hoti shprehën falënderimet e tyre për interesimin e Qeverisë së Kosovës, e cila po i ofron mundësi edhe diasporës për të investuar në Kosovë përmes politikave fiskale, por edhe në Bonot e Thesarit, ku sipas tyre kjo ju mundëson bizneseve të diasporës që të ndikojnë drejtpërsëdrejti në krijimin e vendeve të reja të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?