Zhvillim
Mundësitë e investimeve për sipërmarrësit gjermanë në Kosovë
Arban Abrashi, është duke qëndruar në një vizitë në Gjermani, duke i njoftuar sipërmarrësit gjermanë për mundësinë e investimeve në Kosovë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është duke qëndruar në një vizitë në Gjermani, duke i njoftuar sipërmarrësit gjermanë për mundësinë e investimeve në Kosovë, raporton albinfo.ch.
Ai ka shkruar në “Facebook” se Kosova është vend ku ka një rini që kanë potencial të jashtëzakonshëm për të punuar dhe bizneset e huaja pranohen ngrohtësisht.
Ky është postimi i plotë i Abrashit:
Ekonomia, gjuha e Kosovës në botë
Gjatë qëndrimit tim në Dortmund, nikoqiri më propozoi që diskutimet që patëm bashkë për zhvillimet ekonomike dhe biznesore në Kosovë, t’i shprehja edhe përmes një interviste.
E shfrytëzova këtë mundësi pasi që në numrin e radhës, mbi 22 mijë anëtarë të Odës Zejtare të Dortmundit do të mund lexojnë për Kosovën dhe mundësitë për investime te ne.
Në intervistë përmenda momentumin e ri zhvillimor, fuqinë relativisht të lirë punëmarrëse, integrimin infrastrukturor të brendshëm dhe rajonal të Kosovës, autostradat, projektin e hekurudhës, potencialin në bujqësi, IT, apo në ofrim të shërbimeve, hapjen e tregut evropian përmes MSA-së, interesimin në rritje të sipërmarrësve gjermanë për projekte investive në Kosovë, lidhjen përmes diasporës me këtë vend, reformat fiskale dhe tatimore, përkrahjen që mund të ofrohet përmes zonave ekonomike, dhe përkrahjen përmes Partneritetit Publik-Privat, popullatën e re dhe kreative që flet dhe mëson shpejtë gjuhë të huaja, por edhe faktin që Kosova është një ambient i qetë, ku të huajt pranohen ngrohtësisht.
Thënë ndryshe, me këtë intervistë targetova sipërmarrësin e zakonshëm gjerman të cilët kanë nevojë të kenë me shumë informata për Kosovën dhe mundësitë e mëdha ekonomike që ofron. Vetëm kështu ne promovojmë të ardhmen zhvillimore dhe ky është obligim i secilit, pa përjashtim.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik