Sporte Luftarake
Mundësit historikë të Shqipërisë: Herën e ardhshme luftojmë për të artën
“Shqipëria, në zemrën time”, tha Chermen Valiev, ndërsa Dudaev u shpreh: “Jam i lumtur për këtë rezultat. Herën tjetër luftojmë të marrim medalje ari”

Shqipëria shkroi historinë teksa në Lojërat Olimpike të Parisit arriti të koleksionojë dy medaljet e para.
Chermen Valiev dhe Islam Dudaev janë futur në histori si medalistët e parë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike, transmeton albinfo.ch.
Por kush janë dy kampionët e mundjes së stilit të lirë që po shkëlqejnë me flamurin kuqezi dhe cilët janë profilet e tyre?
Valiev, 25 vjeç nga Osetia Veriore, vetëm pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare, duke i mbyllur procedurat në kohë rekord, për të siguruar në limite edhe kualifikimin për në “Paris 2024” në turneun botëror që u mbajt në Turqi. Para se të vishej kuqezi, Valiev ka përfaqësuar Rusinë, ndërsa rezultatet e tij më të mëdha kanë qenë tituj kampionë Bote dhe Evrope për moshat U-23.
Për sa i përket Islam Dudaevit, ai është pjesë e Shqipërisë që prej vitit 2022, i veshur kuqezi njëkohësisht me Zelimkhan Abakarovin. Dudaev, 29 vjeç, ka lindur në Dagestan, ndërsa para se të konkurronte me Shqipërinë, arritjet e tij më të mëdha me Rusinë janë dy medalje bronzi në Botërorin U-23. Me flamurin kuqezi sukseset kanë qenë më të shumta, pasi Dudaev është shpallur kampion i Evropës gjatë këtij viti, ndërsa ka fituar medalje bronzi në Evropianin 2022 dhe në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Gjithashtu regjistron suksese të ndryshme në turnetë ndërkombëtarë “Grand Prix”.
Pas pritjes në Tiranë, të dy ata folën për këtë arritje, duke shpresuar që në Lojërat e tjera Olimpike të arrijnë një sukses dhe më të madh.
“Shqipëria, në zemrën time”, tha Chermen Valiev, ndërsa Dudaev u shpreh: “Jam i lumtur për këtë rezultat. Herën tjetër luftojmë të marrim medalje ari”.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët