Sport

Mumin Nurisi kontratë një vjeçare në Austri

Mumin Nurisi është bërë më klub të ri. Futbollisti 20 vjeçar nga Tetova ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me klubin e kategorisë së dytë SV Kapfenberger të Austrisë. Pas periudhës testuese që mesfushori shqiptar e kaloi të ky ekip, me paraqitjet e tij në fushë ai arriti t’i bind zyrtarët e klubit që të firmosin një kontratë një vjeçare.

Talenti 20-vjeçari kaloi në Kapfenberg nga shpresat e Dinamo Zagrebit, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Istras në Kroaci dhe Triestinas në Itali.

Ai është paraqitur për përfaqësueset U 17 të Kroacisë dhe Maqedonisë, ndërsa për këto të fundit ka luajtur edhe për U 19.

Po ashtu interes ka shprehur edhe kombëtarja e shpresave të Shqipërisë, por e gjitha do të varet nga paraqitjet e dhe lojërat e tij

Kohëve të fundit ka interes nga ana e kombëtares së shpresave të Shqipërisë për ta bërë të vetin mesfushorin e shkathët dhe kjo mbase do të varet nga paraqitjet e tij te ekipi i ri Kapfenberger.

Kategoria e dytë e kampionatit austriak do të filloj më 24 korrik.