Shkurt.ch
Müller ndërpret fushatën, nderon viktimën e shkaktuar në aksident
Kryetari i FDP/PLR (Partisë Liberale të Zvicrës) Philipp Müller ka vendosur sot që të ndërpresë fushatën e tij zgjedhore në garë për një vend në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit Nacional, si përfaqësues i Kantonit të Aargaut. Kjo ndërprerje do të vlejë “deri në një vendim tjetër”, thuhet në një njoftim që e ka bërë Müller peronalisht për medie.
Ai në këtë njoftim shkruan se vendimin për ndërprerje të fushatës e ka marrë në shenjë respekti ndaj vajzës, të cilës i ka shkaktuar lëndime në një aksident që ka ndodhur të enjten që shkoi. Müller ndërkaq do të vazhdojë punën e tij si deputet nacional dhe i kryetar i partisë.
Siç është raportuar tashmë, Philipp Müller, të enjten ka hyrë me makinën e tij në kahun e gabuar të rrugës, në Lenzburg të Kantonit Aargau dhe me atë rast ka goditur një vajzë 17 vjeçe që po e ngse një motoçikletë. Vajza ka pësuar lëndime te rënda.
Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë duke u zhvilluar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor










