Kosova
Muharremaj: Lehtësime për mërgimtarët që investojnë në Suharekë
Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës: “Vendin tonë e duam pa kushte, të cilin synojmë ta ndërtojmë pa kushte për brezat tanë që të jetojnë me dinjitet në të ardhmen”
Gjatë vizitës së kryetarit të Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj në Zvicër, albinfo.ch ka realizuar një intervistë, ku ai flet për qëllimin e vizitës, takimet që ka pasur etj. Ai këtu shpalos mundësitë dhe lehtësirat që komuna të cilën e drejton, u ofron mërgimtarëve nga kjo komunë.
Albinfo.ch: Z.Muharremaj, këto ditë po qëndroni në Zvicër. Cili është qëllimi i kësaj vizite?
Bali Muharremaj: Isha i ftuar nga Shoqata “Sytë kërkojnë dritë” me kryetare Shqipe Kryeziu, në Hellbuhl të Zvicrës në Gala Mbrëmjen, e cila është si parapërgatitje për ta mbështetur Festivalin “Suhareka nga bashkon”, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 Tetor në Suharekë. Do të takohem me organizata te ndryshme, me mërgimtarët tanë të cilët do të jenë pjesë e organizime kulturore në Kosovë dhe Diasporë.
Albinfo.ch: Ju keni zhvilluar takime edhe me afaristë dhe përfaqësues të shoqatave të Diasporës së Suharekës, çfarë prisni nga këto takime?
Bali Muharremaj: Takimet i mbaj të shpeshta dhe natyrisht se ato në fillim janë informuese, për të shikuar mundësinë se si të bashkëpunojmë në të ardhmen. Janë aktivitete që siç e theksova më lartë do të mbahen gjatë muajit tetor.
Albinfo.ch: Çfarë konkretisht ju mundësoni mërgimtarëve nëse vendosin të investojnë në komunën tuaj?
Bali Muharremaj: Megjithëse ka ende ngecje në procese ligjore të cilat shkaktojnë vonesa, e që për këtë jam shprehur edhe publikisht se duhet të ndryshohen disa ligje për lehtësira për ata që investojnë nga jashtë, unë po bëj përpjekje të vazhdueshme që të kemi lehtësira në të ardhmen. Kemi një zonë të re industriale e cila do t’u mundësojë investitorëve nga diaspora që ta zbatojnë planin e tyre.
Albinfo.ch: A ka kompetenca komuna t’u ofrojë mundësi investimi, kur dihet se kompetencat kryesore janë të qeverisë?
Bali Muharremaj: Ne kemi një plan për hapjen e një zone të re industriale mirëpo natyrisht kjo realizohet edhe me bashkëpunimin e Qeverisë.
Albinfo.ch: A keni kontakte me bizneset e diasporës?
Bali Muharremaj: Po vazhdimisht, takohemi në Kosovë dhe Diasporë. Unë zhvilloj vizita të ndryshme në Zvicër, Gjermani, Itali, Amerikë etj. Nga atje e kuptoj gjendjen më mirë se ku janë nevojat dhe kërkesat e tyre.
Albinfo.ch: Në këtë vit, a keni pritje reale që të ketë investime në Suharekë, dhe ku?
Bali Muharremaj : Do ta shikojmë mundësinë se ku jemi me zhvillim të projekteve në rregullimin e zonës së re industriale dhe natyrisht më pas ju njoftojmë edhe se çfarë hapa do të ndërmerren.
Albinfo.ch: apo kanë përfunduar pushimet verore, si i keni pritur mërgimtarët?
Kemi gjithmonë një plan të organizimit se si t’i presim mërgimtarët tanë. Përveç angazhimit shtesë në administratë komunale për shërbime sa më të mira, ne kemi ofruar edhe E- kioskat ku mund të marrin dokumentet bazë në dy pika në qytet. Bëjmë ofrimin falas të parkingut në oborrin e komunës dhe zonat tjera të qytetit. Po ashtu aktivitetet kulturore dhe informuese në “Diafest” (organizim tradicional për mërgimtarët tanë) asnjëherë nuk mungojnë.
Albinfo.ch: Çfarë u premtoni bashkatdhetarëve në kohën e pushimeve të tyre në Suharekë?
Bali Muharremaj : Shërbimin korrekt dhe profesional nga ana institucionale e po ashtu edhe mikpritjen që ata ta kenë pushimin sa më të këndshëm.
Albinfo.ch: Pse keni besim se do t’i bindni bashkatdhetarët tanë që të vijnë të investojnë në Suharekë?
Bali Muharremaj: Sepse e kemi seriozisht zhvillimin e vendit dhe shërbimin ndaj tij. Vendin tonë e duam pa kushte, të cilin synojmë ta ndërtojmë pa kushte për brezat tanë që të jetojnë me dinjitet në të ardhmen.
Intervisten e realizoi Sevdail Tahiri
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch