Kosova
Muharrem Maloku, kandidat për deputet në Parlamentin e St. Gallenit
Shumë shqiptarë nga Zvicra kanë shpallur kandidaturat për zgjedhje të niveleve të ndryshme në Zvicër. Mes tyre, Muharrem Maloku nga Vushtrria, kandidon për deputet në zgjedhjet për Parlamentin e St. Gallenit
Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politikës në Zvicër duke kandiduar për një vend në parlamentet e qyteteve dhe kantoneve ku ata jetojnë. Së fundmi Muharrem Maloku, ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet për deputet në Parlamentin e qytetit të St. Gallenit, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale), shkruan albinfo.ch.
Maloku për të parën herë është pjesë e listës së kandidatëve në garë për zgjedhjet të cilat do të mbahen në zonën elektorale të St. Gallenit me 27.09.2020.
Ai ka lindur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë ku edhe ka kryer shkollën fillore, më pas ka vazhduar shkollimin e mesëm në Mitrovicë. Situata jo e mirë e krijuar në Ballkan bëri që ai të emigroi në Zvicër.
Muharrem Maloku, për të parën herë ka treguar për albinfo.ch. një histori intersante, për emigrimin në Zvicër, vështirësitë që ka kaluar, përpjekja e tij për qëndrim në Zvicër, punën dhe studimet dhe se të gjitha këto kanë ndikuar në formimin e tij intelektual dhe etik, për të kandiduar dinjitetëshëm për partinë “FDP.Die Liberalen”.
Vlen të theksohet se Maloku ka një kompani të kontabilitetit dhe financave, në Bern dhe në St. Gallen dhe se tani punon si agjent i shitjes të “Zurich Verischerungen”
Për më shumë, lexoni më poshtë intervistën e plotë:
Albinfo.ch – Së pari na trego rreth vendlindjes tuaj, ku keni lindur, hapat e parë të shkollimit tënd, (drejtimt që keni studiuar)?
Unë kam lindur në fshatin Stanoc i Epërm, Komuna e Vushtrrisë. Shkollen fillore e kam përfunduar në Stanoc të Epërm (vendlindje), kurse atë të mesme, një pjesë në Mitrovicë dhe një pjesë në Vushtrri.
Sa u përket studimeve, i kam filluar në moshen 33 vjeçare, pra këtu në Zvicër, saktësisht në Freiburg të Zvicrës. Po ashtu, një semestër kam vijuar “Master in Management” dhe një vit në Universitetin e St. Gallenit (HSG) in “Accounting & Finance”.
Albinfo.ch – Në çfarë moshe keni emigruar dhe cili ka qenë qëllimi?
Kam emigruar në moshën rreth 19 vjeç, kur jam larguar nga Kosova për shkaqe politike. Në atë kohë ka qenë lufta në Bosnje dhe Hercegovinë dhe do të më merrte në ushtri shteti serb. Kjo ka qenë arsyeja kryesore.
Albinfo.ch – Cilat kanë qenë disa nga aktivitetet tuaja në Zvicër?
Unë kam ardhur si refugjat në gusht të vitit 1993 në Zvicër. Mbas një viti, shteti zviceran në ka dashur të më kthejë mbrapsht për Kosovë edhe pse ishte luftë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kthimi im ka qenë aq i afërt, sa që duket e pabesueshme që kam mundur t’i përballoj atij presioni të gushtit të vitit 1994. Më kanë derguar ne aeroport të Zürichut dhe pak para se të hyja në aeroplan, kam refuzuar me gjithë forcën, kështu që nuk mundën të më kthejnë duke përdorur forcë para pasagjerëve të tjerë. Në atë kohë për Hungari e kishin planin, sepse Zvicra nuk ka pasur kontratë pët t’i kthyer refugjatët në ish-Jugosllavi.
Më kanë futur 12 ditë në burg, por këmbëngulësia ime ka bërë që unë të mund të qëndroj tutje në Zvicër. Ka qenë një kohë shumë e gjatë deri kur kam mundur ta siguroj leje-qëndrimin në Zvicër.
Kam punuar në shumë lëmi në Zvicër, pasi që në fillim nuk të bie hise si themi në gjuhën popullore, diçka më tepër.
10 vite kam punuar si Obersteward, Shef i kamarierëve në SBB (Hekurudhat e Zvicrës), ku kam takuar dhe njohur shumë politikanë, biznesmenë, shefa të policisë, me disa prej të cilëve jemi bërë shokë. Kjo ka ndikuar që përmes atyre kontakteve, politikanëve të më mundësohet lejeqëndrimi në Zvicër. Ka qenë një kohë-periudhë shumë e vështirë, e gjatë dhe shumë e mundimshme.
Mbas studimeve me një shok nga studimet kam hapur një kompani të kontabilitetit dhe financave. I kemi dy filliale, një në Bernë dhe një në St. Gallen.
Tash po ashtu punoj si agjent i shitjes te Zurich Verischerungen. Andaj, mund të them se pa mundim nuk ka ndryshim.
Albinfo.ch – Sa është e vështirë të ambientohesh në shtetin e Zvicrës dhe çfarë hapa keni ndjekur ju?
Unë gjithmonë kam qenë një person që kërkoj dialog dhe kurrë nuk jam munduar që qëllimet dhe ambiciet e mia t’i arrij me dhunë apo fjalë fyese. Në këtë mënyrë i kam fituar edhe kundërshtarët e mi në atë kohë, pra shefin e Policisë së St. Gallenit për refugjatë të asaj kohe. Tani atë shef të policisë e kam shokë. Unë mundohem me argumente e me punë t’i arrij qëllimet/ambiciet (sukseset) e mia.
Albinfo.ch – Çfarë ju bëri që të filloni angazhimin tuaj në politikën zvicrane?
Si e potencova më lartë, qysh para 20 viteve kam pasur kontakte të mira me politikanë zviceranë dhe ka kohë që më kanë bërë ftesë disa parti për t’u kyçur në politikë. Por, në atë kohë kisha plane tjera dhe koha ishe shumë e limituar për t’u angazhuar me politikë.
Në dhjetor të vitit 2019 më dërguan “FDP, Die Liberalen” një E-mail dhe më pyetën, se ata dëshironin që të me kenë në radhët e tyre, mbasi e dinin historinë time. Mendova një natë dhe vendosa të kandidoj për deputet të Parlamentit të qytetit të St. Gallenit.
Me 23 janar 2020 jam zgjedhur zyrtarisht kandidat për deputet të Parlamentit të St. Gallenit.
Albinfo.ch – Pra, është hera e parë që po kandidoni në zgjedhje në Zvicër?
Po, është hera e parë që kandidoj në zgjedhjet në Zvicër.
Albinfo.ch – Pse keni zgjedhur pikërisht partinë “FDP.Die Liberalen”?
Mbasi unë kam studiuar ekonominë dhe FDP janë shumica me universitet, ekonomistë e punë-dhënes, i jam bashkëngjitur FDP-së. Është parti e mesit të djathtë dhe parti elitare.
Albinfo.ch – A keni qenë pjesë e ndonjë debati qoftë në media apo tubime publike?
Për fat të keq deri më sot jo, për shkak të Covid 19.
Albinfo.ch – Cili është planprogrami i juaj nëse do të arrini të fitoni, (përkushtimi i juaj në cilat fusha do të jetë më i madh)?
Filozofia e FDP-s është që të kemi sa më pak burokraci dhe populli të mund të punojë pa penguar.
Unë personalisht e shoh veten edhe si urë lidhse në mes të huajve në përgjithësi e sidomos shqiptarëve këtu dhe zvicranve. Po ashtu, shpresoj se do të jap kontributin tim që lidhjet e Kosovës me Zvicrën të intensifikohen. Edhe në Kosovë njohë poltikan dhe do të ishte një mundësi e mirë, që përmes deputetëve shqiptarë në Evropë të bashkëpunojmë me Kosovën më intensivisht.
Albinfo.ch – Sa është i lartë potenciali i votuesve zviceranë atje dhe në përgjithësi diasporës shqiptare, dhe kush mendoni se do të jenë më shumë votuesit tuaj?
Të them të drejtën, shqiptarët këtu pak mirren me politikë, gjegjësisht votojnë. Në një të ardhme të shkurtër duhet të tubohemi nëpër kocerte të ndryshme dhe të bisedojmë për mundësinë që ne si shqiptarë këtu të kemi drejtën ta shfrytëzojmë pozitivisht. Covid-19 ka ndikuar shumë keq, që nuk kemi mundur me organizuar festa apo koncerte.
Për fat të keq një pjesë e madhe ende nuk e kanë nënshtetësinë zvicerane, kështu që edhe kjo ndikon negativisht në vota. Jam munduar të jem prezent nëpër pllakate në St. Gallen dhe shpresoj se një pjesë e shqiptarëve, por edhe të huajve tjerë të më votojnë. Gjithashtu, kam kontakte shumë të mira me zviceranë autokton, që besoj se shumë vota do t`i marr prej tyre.
Albinfo.ch – Sa jeni i lidhur me vendin e lindjes dhe sa herë në vit e vizitoni Kosovën?
Prindërit, vëllezërit dhe motrat i kam në Zvicër dhe Gjermani. Kështu është zbehur pak kënaqësia që e kemi pasur më herët për të shkuar në Kosovë. Deri para tri viteve e kam pasur vëllain në Kosovë, por në pamundësi të gjejë veten atje, zgjodhi rrugën e migrimit në Gjermani. Por pavarësisht nga kjo, unë së bashku me familje shkojmë se paku dy herë në Kosovë në pushime.
Albinfo.ch – Në një të ardhme, sa do të ishin gjasat që ta zhvilloni karrierën tuaj politike në Kosovë?
Të jem i sinqert, vështirë do të jetë, pasi që këtu e kam familjen komplet, kam gruan, dy djem, 11 dhe 10 vjeç dhe një vajzë 6 muajshe. Por, kurrë nuk duhet të thuhet jo, sepse kohës nuk i dihet.
Dëshira do të ishte gjithsesi për ta ndryshuar politikën kosovare, pasi që një pjesë e politikanëve kosovarë, edhe mënyrën e të shprehurit e kanë banale e jo më të zhvillojnë politikë të mirëfilltë, përmes të cilës do të krijoheshin kontakte dhe respekt me botën përendimore.
Faleminderit që më keni dhënë mundësinë e intervistimit dhe faleminderit për kohen e juaj!
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane