Feja
Muezini nga Tetova, këndon ezan në Kishën Katolike në Aarau
Në veprën "The Armed Man", që u shfaq në Aarau, përfshihet edhe një muezin shqiptar, Fadil Asani nga Xhamia Shqiptare në Emmen të Lucernit
Të shtunën dhe të dielën e javës që shkoi është shfaqur në Aarau të Zvicrës në formë koncerti mesha e paqes “The Armed Man” (Njeriu i Armatosur) e kompozitorit Karl Jenkins. Kjo vepër që ngërthen në vete elementet e meshës së krishterë me elemente të muzikës bashkëkohore promovon tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën ndërfetare.
Në vitin 1999 deri sa z. Jenkins ishte duke punuar në kompozimin e veprës „Njeriu i Armatosur” shpërtheu konflikti në Kosovë ku shqiptarët, me shumicë myslimane dhe ortodoksët serbë luftuan kundër njëri-tjetrit. Vepra e tij artistike për Jenkins ishte një mundësi për të adresuar këtë konflikt.
Nga viti 2000 e deri më sot mesha e paqes ka njohur një numër të madh inskenimesh dhe është bërë sinonim i bashkimit në lutjet për paqe dhe kundër dhunës.
Në disa nga inskenimet ka pasur edhe rezistenca ndaj përfshirjes së një kleriku mysliman në shfaqjen muzikore skenike që jepet në kishë. Por shfaqja në shumicën dërmuese të rasteve është pritur shumë mirë nga publiku i krishterë.
Në “The Armed Man”, adresimi kundër konflikteve është arritur me përfshirjen edhe të një muezini (nga Ezani, thirrja për lutje për myslimanët) në një të meshë krishterë. Kështu, të krishterët dhe myslimanët bashkohen në lutje për paqe. Përfaqësuesit e feve të ndryshme bashkohen në tryezë – këtu në një progres koncert të përbashkët – një shprehje e vullnetit është një dizajnim i përbashkët për një të ardhme më të qetë, dhe kombinon aspektet kulturore, sociale dhe integruese.
Fadil Asani është nga fshati Përshefcë dhe jeton e punon në Obwalden – Zvicër.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha