Futboll
Muçi dhe Manaj, të motivuar, flasin edhe për Euro 2024
Rey Manaj u shpreh se ndjehet gati për Evropianin, por shtoi se zgjedhjet i takojnë Sylvinhos
Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më 22 dhe 25 mars.
Në konferencë për shtyp, Ernest Muçi theksoi se atmosfera në kombëtare është pozitive si gjithnjë, ndërsa shtoi se nuk e sheh me shumë rrisk ndryshimin e skuadrës në janar, nga Legia te Besiktas, pasi në Turqi është përshtatur menjëherë, transmeton albinfo.ch.
Atmosfera në Turqi- “Është shumë e mirë dhe tifozët, stafi, lojtarët më kanë pritur mirë. Jam përshtatur shumë shpejt, kemi pësuar disa humbje, por shpresoj të rikthehemi te fitoret, siç e presin edhe tifozët”.
Atmosfera në kombëtare? “Atmosfera është shumë e mirë, si gjithmonë. Jemi shumë mirë së bashku, për Evropianin nuk kam menduar. Dua të bëj mirë me klubin dhe në këto miqësore përballë skuadrave të mëdha. Duhet të tregojmë veten që e meritojmë të shkojmë në Evropian. Jam gati, por vendos trajneri. Duhet të punoj dhe ndjehem mirë fizikisht, të tregojmë vlerat në këto miqësore”.
Sa ju motivon Evropiani për t’u angazhuar në klubet respektive? “Këto muaj janë vendimtarë, e mendojmë që do të jemi pjesë e listës, por është zgjedhje e trajnerit. Duhet të vazhdojmë të punojmë me klubet dhe të kemi një motiv ekstra me Evropianin përpara. Jemi gati në këto miqësore të bëjmë mirë edhe për veten tonë, presim shumë tifozë”.
Lëvizja në janar, sa e rrezikshme është? “Nga Polonia te Besiktasi nuk është e lehtë, por nuk e mendova dy herë. Ndjehem mirë dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, dua të tregoj vlerat e mia”. Edhe te Legia shkova në janar nga Tirana dhe nuk e kam problem”, u shpreh Muçi.
Në konferencë për shtyp, Rey Manaj u shpreh se ndjehet gati për Evropianin, por shtoi se zgjedhjet i takojnë Sylvinhos.
Si e gjete atmosferën pas rikthimit nga një periudhe e gjatë? Je më i motivuar? “Ekipin e gjej shumë mirë, është emocion të rikthehesh. Besoj të gjithë lojtarët janë të motivuar për Evropianin, tifozët dhe familjet shqiptare e presin shumë këtë”.
Jeni ndër lojtarët me më shumë minuta, e sheh veten pjesë e listës? “Kemi folur me trajnerin dhe lojtarët duhet ta tregojnë veten në këto ndeshje miqësore dhe stërvitje”.
Kush kanë qenë problemet në harkun e kësaj periudhe larg kombëtares? “Viti i kaluar ishte i vështirë dhe pata një dëmtim. Më pas u dëmtova sërish se u riktheva para kohe në fushë dhe qëndrova jashtë fushe për gjashtë muaj. Për Evropianin mendon trajneri, unë me veten time mendoj se jam gati për Evropian”.
Grumbullimi i parë me Sylvinhon, biseda? Ke ruajtur gol me kombëtaren? “Kemi folur me trajnerin, ai më ka takuar. Ky është grumbullimi i parë dhe unë para se të shoh zgjedhjet e tjerëve shoh veten time dhe e dija se nuk isha gati. Tani kemi rastin për të treguar veten në miqësore”.
Sulmuesi më në formë, kush është çelësi? “Atë nuk e di. Por, kur një lojtar pëson dëmtim të rëndë duhet të fokusohet shumë dhe të stërvitet. Të gjeja formën ishte kryesore dhe duhet të gjesh besimin e duhur. Duhet të jesh i fortë mentalisht. Besoja se ftesa do të vinte po të luaja mirë. Është mundësia për të treguar vlerat”.
Atmosfera nga tifozët në Parma, si e pret? “Besoj se stadium do të mbushet dhe kërkesat janë të larta. Tifozët na kanë mbështetur gjithmonë”.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel