Shkurt.ch

Mubarak dëshiron strehim në Zvicër

Sipas javores zvicerane l’Hebdo, Mubarak ndihet në rrezik në burgun e tij të artë në Charm el-Cheikh dhe dëshiron strehim në Zvicër

Mubaraku nuk ndihet më i sigurt pas thirrjes nga drejtësia egjiptiane për të dhënë llogari për pasurinë e familjes se tij, pasuri e cila arrin shumën e disa dhjetëra milardëve dollarë. Kjo pasuri dyshohet të jetë fituar në mënyrë ilegale.

Edhe pse Departamenti i Punëve të Jashtme si dhe Zyra Federale e Migrimeve kanë mohuar të janë në kontakt me të, thuhet të ketë negociata në vijim mes avokatëve të Mubarakut si dhe autoriteteve zvicerane.

Ushtria egjiptiane nuk do të ishte e pakënaqur nëse Mubaraku largohet nga vendi, sepse ai dhe bijtë e tij janë në rrjedha për ca sekrete që nuk do të duhej të shpalosen, së paku jo para organeve të drejtësisë. Veç kësaj, ish-raisi gëzon ende ithtarë të shumtë në Egjipt.

Sipas autoriteteve zvicerane, «çdo kërkesë eventuale do të trajtohet si çdo kërkesë tjetër, edhe pse fondet e tija janë të ngrira në bankat tona». Nëse dëshmohet se ata janë në rrezik në vendin e tyre, atëherë do të gëzojnë azil në Zvicër, njofton javorja autoritative zvicerane l’Hebdo.