Kosova
Mrika që pushton bjeshkët
Mrika Nikqi ka bërë emër me sukseset e saj në fushën e ngjitjes së majave më të larta të bjeshkëve nëpër botë. Në një intervistë për albinfo.ch ajo tregon për këtë pasion të sajin
Tashmë prej dy vitesh Mrika Nikqi ka themeluar kompaninë e saj të turizmit të quajtur “Mrika Seven Summits”. Gjatë këtyre dy viteve ka organizuar ture të ndryshme me ecje malore, kamping, ecje dhe joga, ngjitje në Via Ferrata etj. Pavarësisht ndikimit të pandemisë, ajo e ka vazhduar punën e saj me përkushtim dhe duke respektuar çdo herë masat e sigurisë ndaj COVID-19.
Si nisi rrugëtimi juaj si Mrika Seven Summits?
Kam filluar si e vogël së bashku me familjen time të dal në majet e Bjeshkëve të Nemuna dhe me kohë, pasioni për ngjitjen e majave të larta vetëm është rritur. Në vitin 2019 kam filluar edhe projektin tim ku si qëllim ishte të bëhesha vajza më e re në botë që i ngjit këto maja dhe njëkohësisht unë dhe babai im të bëhemi shqiptarët e parë të cilët e kalojnë këtë sfidë. Projekti im u përfundua në një periudhë kohore shumë të shkurtër. Brenda 9 muajve kemi arritur t’i ngjisim 6 prej majave më sfiduese të këtij projekti.
Cilat janë arritjet e deritanishme për të cilat jeni posaçërisht krenare?
Ngjitja e shtatë majave më të larta të shtatë kontinenteve në një moshë shumë të re, ku dhe kam arritur ta krijoj një përvojë shumë të madhe në këtë fushë që mund ta përçoj tek komuniteti i bjeshkatarëve dhe tek të rinjtë.
A e shihni veten edhe si “role model” për të frymëzuar vajza të tjera të ecin nëpër gjurmët tuaja?
Unë deri tani kam arritur të jem pjesë e fushatave të ndryshme, si ajo me UNWomen në temën e barazisë gjinore, gratë bëjnë ndryshimin në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu kam marrë pjesë në seritë e vullnetarëve me historinë time, si dhe në shumë prezantime të tjera. Pra, qëllimi im kryesor është të përcjell mesazh motivues tek femrat dhe tek të gjithë të rinjtë.
Bashkëpunimi me Swisscontact
Mrika ka filluar tashmë dhe një bashkëpunim me organizatën Swisscontact. Në kuadër të këtij projekti, që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ajo do të organizojë kampe verore për fëmijët në bashkëpunim me shkolla të ndryshme, do të bëjë inkuadrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, nën mbikëqyrjen e profesionistëve, në këto kampe dhe organizime të tjera për fëmijë, si dhe do të organizojë shëtitje që kombinojnë ecjen, jogan dhe Via Ferratat.
Planet e Mrikës në karrierën e alpinizmit do të jenë surprizë, ndërsa qëllimi i saj kryesor në 5 vitet e ardhshme është të inkuadrojë sa më shumë të rinj në natyrë. Motivimi i saj është “me punë të madhe arrihet çdo gjë”.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane