Kosova

Kosovë: MPJD u kërkon autoriteteve serbe ta identifikojnë personin e vrarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka kërkuar nga autoritetet serbe që ta konfirmojnë identitetin e personit të vrarë, pas raportimeve të ditës së sotme se policia serbe ka vrarë Faton Hajrizin, i cili ditë më parë ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës.

“Të nderuar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.