Lajme

Mpiksja e gjakut mund të ndodh deri në 6 muaj pas infektimit me Covid-19

Në këtë përfundim arrin një studim i zhvilluar në Suedi.

Personat e prekur nga Covid-19, rrezikohen nga mpiksjet e gjakut deri në 6 muaj pas infektimit.

Shkencëtarët zbuluan se personat me formë të rëndë të sëmundjes dhe ata që ishin infektuar gjatë valës së parë, ishin më të rrezikuar nga mpiksjet. gjetjet nxjerrin në pah rëndësinë e vaksinimit kundër virusit. Një studim i madh në Britaninë e Madhe tregoi se trompozat mund të ndodhin edhe pas vaksinimit, por rreziku në këtë rast është shumë më i ulët.

Studiuesit gjurmuan gjendjen shëndetësore të rreth 1 milion personave që ishin prekur nga Covid mes shkurtit të vitit 2020 dhe majit të 2021-shit në Suedi, dhe i krahasoi me 4 milionë njerëz të të njëjtës moshë dhe gjini të cilët nuk kishin pasur test pozitiv, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Ata zbuluan se, pas infektimit me koronavirus kishte rrezik të shtuar për trompozë të venave të thella deri në tre muaj, për mpiksje gjaku në mushkëri dhe embolizëm pulmonare deri në 6 muaj dhe për gjakderdhje të brendshme e ishemi deri në 2 muaj.

Kur shkencëtarët krahasuan arritën në përfundimin se 4 në çdo 10 mijë pacientë të Covid kishin pësuar trompozë të venave të thella, krahasuar me 1 në 10 mijë të atyre që nuk kishin qenë të infektuar. Gjithashtu, 17 në çdo 10 mijë pacientë kishin pasur mpiksje të gjakut në mushkëri, krahasuar me më pak se 1 në 10 mijë te personave të painfektuar.

Sipas studimit rreziku për mpiksje gjaku ishte më i lartë në valë të mëhershme, me gjasë sepse trajtimet erdhe duke u përmirësuar dhe pacientët më të moshuar nisën të vaksinoheshin.