Futboll
Mourinho, me çdo kusht, e dëshiron shqiptarin luftarak te Roma
Mourinho kontakton personalisht Xhakën
Blick shkruan se Granit Xhaka konfirmoi interesin e Romës për të dhe ishte i kënaqur. Mesfushori shqiptar i Arsenalit është objektivi kryesor i Tiago Pinto për të forcuar skuadrën, që do t’i dorëzohet Josè Mourinho. “Special One” kërkoi mesfushorin luftarak, si një element shumë të rëndësishëm për planet e tij, përcjell albinfo.ch.
Kontaktet midis palëve tashmë kanë filluar, siç është konfirmuar nga vetë Xhaka prej grumbullimit me kombëtaren zvicerane në ‘Bad Ragaz’. “Kuptova interesin, gjë që më bën krenar, – janë fjalët e raportuara nga ‘Blick Sport’.
– Pa dyshim që kam dëgjuar zëra për verdhekuqtë. Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka arritur të bëjë në karrierën e tij. Ai është dikushi, që di të fitojë tituj.
Thjesht shikoni punën që ai ka bërë në vitet e fundit. Tani për tani jam i përqendruar 100% tek ekipi kombëtar. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani, më shumë sesa Arsenali apo zërat e transferimit. Kam ende dy vjet në kontratën time në Londër dhe tek Arsenali e dinë se çfarë mund të jap. Por, kur koha të jetë e duhura dhe duhet të flasim për një transferim, unë do të jem i hapur”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën