Feja
Mouhanad Khorchide: “Islami është bujari”
Jo pedagogjisë së zezë
Paraqitja e një Zoti restriktiv që i kundërvihet paraqitjes kuranore të një Zoti bujar nuk është e rastësishme. Nga njëra anë është një projeksion i shoqërive fisnore, në të cilat dëgjueshmëria është ndër virtytet kryesore dhe, në anën tjetër, një instrument për “zbutjen” e njerëzve. Më kujtohet mirë se jo vetëm mësuesi ynë i religjionit, por edhe drejtori i shkollës, kur synonin të arrinin shpejt një qëllim kërcënoheshin menjëherë në emër të Zotit. Në kopshtin e fëmijëve, fëmijët kërcënoheshin me mbyllje në një dhomë plot minj, më vonë “dhoma me minj” zëvendësohej me Zotin. Fjalitë si këto ishin në rend të ditës: “Kush nuk sillet mirë, Zoti e çon në xhehnem dhe e djeg”, “Kush nuk është i dëgjueshëm, digjet në xhehnem”, “Nëse nuk lutesh, Zoti të çon në xhehnem”, etj. Vajzave iu thuhet: ” Nëse nuk mban shami, flokët tua do të digjen tërë jetën në xhehnem”, “Nëse ngjet ngjyrë thonjsh, gishtat tu do të digjen në xhehnem”, “Nëse lyen fytyrën, Zoti do ta djegë fytyrën”, etj. E tmerrshmja është se edhe shumë nxënës të mi në Gjermani që vijnë nga vende të ndryshme islamike sjellin të njëjtat përvoja në socializimin e tyre islam. Nëpërmes kësaj pedagogjie të zezë, që bazohet në kërcënime dhe frikësim, mësuesit dhe edukatorët, por edhe disa prindër ia arrijnë shpejt qëllimit – pa diskutuar dhe pa pasur nevojë shumë për bindje.
Problemi nuk qëndron vetëm në instrumentalizimin e paraqitjes së një Zoti të tmerrshëm dhe të një xhehnemi që rri në pritje të të padëgjueshmëve, ndaj të cilëve Zoti do të hakmerret. Problemi qëndron në vlerësimin e mangët të njeriut si njeri. Sepse pa marrë parasysh se a bëhet kërcënimi me një “dhomë me minj”, me dhunë apo me zjarrin e xhehnemit, aty fshihet të shpeshtën pedagogjia së cilës nuk i interesojnë njerëzit, por synimi me çdo kusht i përgatitjes së tyre në realizimin e instruksioneve. Se a kanë të bëjnë këto instruksione me realitetin jetësor apo jo, se a mund ta marrin me mend njerëzit se a duhet t’ iu përmbahen këtyre instruksioneve apo jo, kjo nuk i intereson kësaj pedagogjie. E rëndësishme është se duhet përmbajtur instruksioneve.
Çka i duhet Zotit dikush që lutet sa për të mos u djegur në zjarrin e xhehnemit? Një pedagogji e tillë është shprehje e një diktature të krijuar në vetë njeriun, e cila, në radhë të parë, është e drejtuar kundër vetë njeriut. Të menduarit, të mos flasim për të menduarit kritik, është thjesht i padëshirueshëm në një kontekst të tillë. Mësohet dëgjueshmëria, dëgjueshmëria pa bërë pyetje, bashkëpunimi, pohimi i gjithmonshëm. Jo rrallë janë edhe imamët dhe autoritetet religjioze ata që përfitojnë nga kjo, duke i bërë njerëzit t’i pasojnë pa reflektuar, duke bërë kështu që të ruhet dhe të forcohet autoriteti dhe pozita e tyre në shoqëri. E tëra kjo është në kundërshtim me frymën e Kuranit. Aty shpesh kritikohen njerëzit që iu kundërvihen porosive të profetit me argumentin e mbetjes pranë atyre që i kanë trashëguar nga paraardhësit. Kështu në Kuran, sura 43, vargu 23 dhe 24: “Çdo herë, kur ne dërgonim një të dërguarin Tënd (Muhamedin) në një qytet, të pasurit që jetonin si plangprishës thoshin: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë rrugë dhe ne shkojmë gjurmëve të tyre”. I dërguari përgjigjej: “Por nëse unë vij me një porosi më të mirë sesa ajo që e keni gjetur si traditë nga të parët e Juaj? Ata thanë: “Ne nuk e pranojmë porosinë Tuaj”.
Kurani flet edhe për një bashkëbisedim të profetit Ibrahim si dhe babait e fisit të tij, në të cilin ata iu luteshin idhujve: “Ibrahimi i thoshte babait dhe njerëzve të tij: “Çfarë statutesh janë ato të cilave ju luteni?” Ata thonin: “Ne i kemi gjetur baballarët tanë duke u lutur për to” (Kurani : 26:29 – 74).
Idhujt e dikurshëm sot na shfaqen në forma të tjera: sot dijetarët apo traditat janë shndërruar në idhuj. Sot ata shenjtërohen dhe njerëzit iu përgjunjen atyre pa kushte.
Pra, derisa Kurani e refuzon kategorikisht pranimin e traditave pa kusht, në botën e sotme islame përjetojmë tradita gojore të përcjella që kanë krijuar autoritetin e tyre dhe janë ngritur mbi autoritetin e Kuranit. Dhe kështu, ne myslimanët, ia zëmë rrugën vetes sonë, edhe pse mendojmë se kështu i nderojmë dijetarët tanë. (…) Bëhet fjalë kryesisht për dijetarë të shekullit të tetë dhe të nëntë. Kështu, për shembull, nëse parashtrohet pyetja se a lejohet që një mysliman në fund të muajit të agjërimit – Ramazanit, obligimin e nhdihmëdhënies, të caktuar nga profeti Muhamet me tre kilogramë hurma apo grurë, ta japë edhe në formë të parave, dijetarët e sotëm kërkojnë akte juridike të dijetarëve të vjetër në vend se të argumentojnë dhe ta shohin realitetin e sotëm, se njerëzit sot janë më të varur nga ndihmat në para sesa në hurma dhe në grurë. (…) Dhe nëse parashtrohet pyetja se a bën që ndihma të jepet edhe për jomyslimanët, ata në vend se të thonë se të gjithë njerëzit janë njëlloj para Zotit dhe të gjithë kanë të njëjtin dinjitet, ata thirren në mësimet e Abũ Hanifa (viti i vdekjes 767) ose të Muhammad ibn al – Hasan (viti i vdekjes 805) dhe në Ibnu Shuburma (viti i vdekjes 765), të cilët lejonin dhënien e ndihmës edhe jomyslimanëve.
Pra, njohuritë religjioze fitohen nëpërmes mendimeve të dijetarëve të shekujve të tetë dhe të nëntë. Kështu njerëzit në socializimin e tyre religjioz nuk mësohen ta krijojnë mendimin e tyre, të mendojnë në mënyrë autonome dhe të kenë mendim kritik mbi traditën. I tillë është edhe arsimimi teologjik, i cili konsiston në radhë të parë në pranimin dhe reprodukimin e mësimeve të dijetarëve.
Kurani përkundrazi motivon të parashtrosh pyetje. Rrëfimi i mëposhtëm kuranor është vetëm njëri prej shembujve: “Dhe kujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më lejo të shoh sesi i ngjall të vdekurit?” Zoti i tha: “A nuk beson?” Ibrahimi tha: “Po, por dua ta qetësoj zemrën time”. Zoti tha: “Merri katër zogj të ngordhur dhe vendose secilin një nga një në kodra dhe thirri mandej ata, e ata do të të vijnë ty shpejt, e dije se Zoti është i gjithëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm”. (Kurani 2:260). Zoti nuk e ndëshkoi Ibrahimin dhe ai nuk e vinte në pyetje besimin ndaj tij vetëm pse ai peyste, por Zoti i përgjigjej pyetjes së tij. Ibrahimi u desh të bëjë një eksperiment dhe të bindej për këtë. Pra kurrsesi nuk bëhet fjalë për një besim të verbër, por për një besim bindës, të cilin mund dhe do të duhej ta marrësh përsipër. Mësimet e sugjeruara nga shumë dijetarë se nuk guxojnë të parashtrohen pyetje për Zotin, e bëjnë besimin diç abstrakt, që ka fare pak të bëjë me realitetin jetësor të njeriut. Çka do të thotë fjalia si “Unë e dua Zotin”, nëse nuk e di fare se kush është në të vërtetë Zoti dhe çfarë qëndrimi ka Ai ndaj meje? Është në natyrën e njeriut të dojë të kuptojë. Por, nëse edukimi dhe arsimimi religjioz e shtyp këtë dëshirë, vetëm sa bën një diktaturë mendore. Religjionet i nënshtrohen kështu rrezikut të shndërrimit në instrumente të represionit politik, por edhe mendor.
Një botëkuptim i tillë ndaj religjionit është më shumë se i mirëseardhur në regjimet diktatoriale. Në kontekstin islamik, një diktaturë e tillë në emër të religjionit ka një histori të gjatë që kthehet prapa në shekullin e shtatë, pra në kohën e diku tridhjetë vjetëve pas vdekjes së profetit Muhamed.
Për autorin:
Mouhanad Khorchide, i lindur më më 1971 në Bejrut, i rritur në Arabinë Saudite, studio Teologjinë Islamike dhe Sociologjinë në Bejrut dhe në Vjenë, ku u promovua me një studim si mësimdhënës i religjionit. Që nga viti 2010 është profesor i Pedagogjisë religjioze islamike dhe që nga viti 2011 drejtues i Qendrës për Teologji Islame në Universitetin e Münster-it.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës