Kosova
Motrat takojnë vëllain pas 72 vjetësh
Ai ka treguar se nëna e tij së bashku me motrat e saj janë plakur duke mos ditur se kanë një vëlla dhe një motër të lënë nga babai i tyre
Një ngjarje interesante ka ndodhur në familjen Mazreku nga fshati Guriç, komuna e Malishevës. Kryefamiljari i familjes Mazreku, ka rrëfyer për redaksinë tonë, momentin emocionues të takimit të parë të motrave me vëllain e tyre pas plotë 72 viteve, shkruan malishevapress.
Ai ka treguar se nëna e tij së bashku me motrat e saj janë plakur duke mos ditur se kanë një vëlla dhe një motër të lënë nga babai i tyre.
Babai i këtyre zonjave që ka vdekur prej kohesh kishte lënë pas vete një djalë, i cili ka jetuar së bashku me motrën dhe familjen e tij në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit. Ai sot ka 82 vite dhe gjatë tërë kësaj kohe, përveç motrës së ndjerë e cila ka jetuar me të, nuk ka ditur që ka edhe motrat tjera të cilat kanë lindur dhe janë rritur në fshatin Guriç të Malishevës, jo aq larg nga vendlindja e tij fshati Xerxe.
Sipas rrëfimit të kryefamiljarit të familjes Mazreku, e gjithë kjo ngjarje kishte filluar me inicimin e shumë njerëzve kryesisht miq e dashamirë të familjes së tij, duke bërë që një histori e gjatë dhe enigmatike e familjes së tij të përfundoj me një takim shumë emocional dhe të veçantë të tri motrave dhe vëllait të tyre 82 vjeçar.
Ai po ashtu, ka dërguar në redaksinë tonë edhe disa fotografi nga momenti i bashkimit familjare që në pamje e sipër tregon ngjarjen emocionuese të kësaj familje, thuhet në fund të shkrimit të publluar nga Malishevapress.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind