Lajme

Motoçiklisti zviceran, Killian Auberson, mund të mbesë në karrocë

Kanë kaluar rreth një muaj që kur motoçiklisti zviceran, Killian Auberson, u rrëzuar, duke u lënduar rëndë, derisa po stërvitej në Shtetet e Bashkuara. Pas rënies, ai u dërgua në një spital në Salt Lake City me helikopter dhe u operua menjëherë.

Ai më pas qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv për ca kohë. Në Instagram ai e përshkroi këtë momenti si “vështirësinë e jetës së tij”.

Auberson thotë se ka dhimbje fizike, por edhe probleme psikike. Për shkak të pandemisë së virusit korona, ai gjithashtu nuk u lejua të takohej me askënd.

Që nga aksidenti, 27-vjeçari nuk ka pasur asnjë ndjenjë nën gjoks dhe nuk mund të lëvizë këmbët. Se a do të ketë përmirësim të gjendjes së tij, është e diskutueshme dhe tani po bëhet gjithnjë e më pak e mundshme pas vetëm një muaji.

Killian Auberson tani është në një qendër rehabilitimi në SHBA, ku po përgatitet për një jetë në karrocë. Në Instagram, megjithatë ai është shprehur pozitiv,

“Unë jam duke punuar në të dhe kam bërë përparim të mirë brenda një jave”, ka shkruar ai.