Lajme

Moti në Zvicër: Niveli 4 i rrezikut në Ticino, 3 në Cyrih

Që nga dita e enjte, në Zvicër kanë nisur paralajmërimet nga autoritetet se po vazhdon rreziku nga stuhitë në pjesë të ndryshme të vendit.

Qeveria federale ka shpallur nivelin e rrezikut 4 (të lartë) për Ticino. Ekziston rreziku i përmbytjeve për ujërat e mesme dhe të vogla. Policia kantonale kërkon nga popullata të tregojë kujdes, transmeton albinfo.ch.

Qeveria federale po paralajmëron për stuhi të forta në rajonin e Cyrihut dhe ka shpallur rrezikun e nivelit 3 (të rëndësishëm). Janë paralajmëruar për rënie të pemëve, thyerje të degëve dhe goditje rrufesh ndërsa pritet edhe breshër, raporton Blick.