Shkurt.ch

Moti i lig shkakton dëme milionëshe në Zvicrën lindore

Me gjithë faktin se në intervale të ndryshme kohore mbretëronte një kaos, viktima dhe as të lënduar nuk ka pasur

 

Moti i lig që ka mbretëruar të dielën në pjesë të ndryshme të Zvicrës, dëme më të mëdha ka shkaktuar në Zvicrën lindore. Vetëm në Appenzellerland raportohet të jenë shkaktuar dëme në shuma milionëshe. Këto janë vetëm vlerësimet e para, të përgjithshme, thonë në policinë e këtij regjioni.

Mbi 200 telefonata për ndihmë ka marrë centrali për emergjenca në Appenzel Ausserhoden. Por, me gjithë faktin se në intervale të ndryshme kohore mbretëronte një kaos, viktima dhe as të lënduar nuk ka pasur.

Autoritetet e regjioneve të goditura nga moti i ligë do të dalin sot pasdite me informata më të detajuara lidhur me dëmet.