Lajme
Moti i ftohtë shkakton probleme të shumta në Gjermani
Ende po vazhdon në Gjermani të mbretërojë moti i ftohtë me borë dhe akull, i cili shkakton shumë probleme në trafik dhe funksionimin e qyteteve. Kushtet e motit ekstrem janë shënuar në Gjermaninë qendrore dhe jugperndimore, Renani-Palatinate, Hesen, Saarland, Saksoni, Tyringji si dhe në Baden-Vyrtenberg dhe Bavari, si dhe në Renaninë Veriore-Vestfali, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të akullit dhe rrezikut nga rrëshqitja, sot janë anuluar sërish shumë fluturime në aeroportin e Frankfurtit. Edhe në aeroporte të tjera mund të ketë vonesa dhe anulime.
Pas situatës së rëndë që mbretëroi dje në trafikun e trenave, sot në mëngjes nuk pati ndërprerje të mëdha, njofton Deutsche Bahn. Megjithatë, në disa raste mund të ketë ende kufizime dhe vonesa.
Trafiku i autobusëve në shumë qytete të Gjermanisë nuk funksionon sot. Disa rrugë nuk janë të kalueshme dhe tashmë kanë ndodhur edhe disa aksidente.
Mësimi në shumë shkolla të Gjermanisë sot zhvillohet vetëm online.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit