Kosova
Mospërfshirja e Kosovës në PayPal po i dëmton bizneset online
PayPal është një nga kompanitë më të mëdha në botë që mundëson pagesa ndërkombëtare
Valton Tahiri është programer i ri, që e ka gjetur veten në tregun online. Por, në punën e tij nga shtëpia, po has në vështirësi.
Shumica e kompanive në botë pagesat në largësi i kryejnë përmes platformës PayPal, në të cilën nuk është e përfshirë Kosova.
Për shkak të kësaj, 19-vjeçari thotë se i ka humbur disa mundësi për punë. E në disa të tjera ka fituar më pak para, pasi transferet e tjera të parave kërkojnë tarifë më të lartë.
PayPal është një nga kompanitë më të mëdha në botë që mundëson pagesa ndërkombëtare.
Mosanëtarësimi i Kosovës në këtë sistem po i dëmton edhe ndërmarrësit vendorë. Ariana Nila që krijon bizhuteri, thotë se është detyruar ta regjistrojë biznesin në një shtet tjetër anëtar.
“Për neve bizneseve vendore, për ta rritur eksportin dhe që vendet e tjera ta shohin kualitetin e produkteve në Kosovë, duhet patjetër të integrohet forma e sistemit të pagesave përmes PayPal”, thotë Nila, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Klan Kosova ka dërguar pyetje zyrtare në kompaninë amerikane, por që nuk ka marrë përgjigje. Por një të tillë e ka marrë vetë Nila më herët.
“Përgjigjja e tyre ka qenë se PayPal nuk mund ta shtojë Kosovën në listën e shteteve përderisa nuk ka marrëveshje me Bankën Qendrore të Kosovës. Kështu që problemi qëndron te iniciativa e BQK-së për ta zgjidhur këtë problem”, tregon ajo.
Nga Banka Qendrore arsyetohen se PayPal nuk është interesuar ta inkuadrojë Kosovën në platformë.
“Ju njoftoj se deri më tani nuk kemi pranuar asnjë shprehje të interesi nga Paypal apo nga ndonjë bankë/institucion financiar për ofrimin e shërbimeve të pagesave ndërkombëtare përmes kësaj platforme. Njëkohësisht, nuk kemi arritur të komunikojmë me përfaqësuesit e kësaj kompanie dhe nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje sa u përket pengesave të mundshme që kjo kompani të përfshijë edhe Kosovën për ofrimin e shërbimeve të pagesave ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
Sipas ligjit, asnjë kompani vendore apo e huaj nuk mund të ofrojë shërbime financiare pa leje të BQK-së.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh