Bota
Moskë: Autobusi godet turmën e qytetarëve, së paku 4 të vdekur
Ngasësi 58 vjeçar ka thënë se kanë dështuar frerët. Ai ka aktivizuar pastaj frerin e dorës dhe pas kësaj, sipas tij, autobusi është vënë vet në lëvizje...
Sot në Moskë një autobus ka goditur një grumbull njerëzish, duke shkaktuar kështu vdekjen e së paku katër personave dhe lëndimin e mbi dhjetë sish.
Siç ka njoftuar komiteti hetues shtetëror i Rusisë, ngasësi 58 vjeçar në marrjen e parë në pyetje ka thënë se kanë dështuar frerët. Ai ka aktivizuar pastaj frerin e dorës dhe pas kësaj, sipas tij, autobusi është vënë vet në lëvizje ashtu që ai nuk ka pasur mundësi ta ndalonte atë. Kështu, autobusi ka ecur drejt nënkalimit për në stacionin e Metrosë dhe aty më në fund është ndalur, siç e tregojnë edhe fotografitë nga interneti.
Fillimisht faqe ruse të internetit kanë spekuluar për një akt terrorist, duke u nisur edhe nga numri i madh i akteve terroriste që në Rusi janë zhvilluar gjatë viteve 2000. Por autoritetet shtetërore janë rezervuar, duke e lënë hetimin e rastit në dorë të organeve kompetente.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?