Lajme
Mosha kur njerëzit shpenzojnë më shumë
A e dini se në çfarë moshe njerëzit shpenzojnë më shumë para? Kompania ClearScore bëri një studim ku intervistuan 3,000 njerëz, dhe një pjesë e mirë e njerëzve kishin shpenzuar më shumë para në të njëjtën moshë, 31 vjeç.
Çdo vit mund të duket i shtrenjtë dhe më i shtrenjtë se viti paraardhës. Kjo pasi njerëzve u duhet të përballojnë çmimet gjithnjë e në rritje të qirave, rritjen e inflacionit të produkteve ushqimore përfshirë dhe koston e jetesës.
Por studimi zbuloi se një britanik mesatar, shpenzon më shumë se 43 000 £ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e moshës 31-vjeçare.
Për të arritur në këtë përfundim 3 000 njerëz u pyetën për të treguar gjërat për të cilat kanë shpenzuar më shumë në jetën e tyre. Nga përgjigjet u zbulua se shpenzimet më të mëdha janë bërë pikërisht në moshën 31-vjeçare.
E gjitha pasi kjo moshë përfshin disa momente që tentojnë të tkurrin trasësinë e portofolit tuaj. Janë të paktën 4 faktorë që ndikojnë në këtë fakt:
-Pagesa e martëses 27%
-Blerja e një shtëpie 48%
-Të kesh një fëmijë 20%
-Të bësh muaj mjalti 14%
Mënyra më e zakonshme për të paguar të gjitha këto shpenzime të këtij viti të shtrenjtë të jetës janë kursimet, por ka edhe nga ata që preferojnë të marrin kredi në bankë.
Prandaj nëse ende nuk e keni arritur këtë vit të jetës suaj, studiuesit këshillojnë nisjen e kursimeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim