Bota

Moscovici e trajton si “fashist” deputetin italian që ia shkeli shënimet e tij

Komisioneri europian Pierre Moscovici, të premten e ka trajtuar deputetin italian si “fashist”, i cili shkeli shënimet e tij me këpucë, duke u zotuar se do të luftojë “këta persona” deri “në frymën e fundit të tij”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
“Ai është një idiot, një provokator, një fashist, gjesti i tij është grotesk”, ka pohuar Moscovici për TV CNews. Ai u pyet në lidhje me provokimin e Angelo Ciocca, eurodeputeti (i së djathtës ekstreme) të martën pas konferencës për shtyp, ku komisioneri njoftoi refuzimin e buxhetit italian.
“Kur ne fillojmë të përdorim dhunën ndaj institucioneve, kur dikush fillon të shkelë rregullat, duke shkelur me këpucë, kjo ishte një lloj domethënie e ngadalshme në drejtim të asaj që quhet demokraci joliberale, do të thotë, mosrespektim të lirisë së shtypit, lirisë së drejtësisë dhe të institucioneve politike”, pohoi ai.
“Kjo është me të vërtetë politikë që unë e urrej dhe kjo është e personave që unë do t`i luftoj deri në frymën time të fundit”, premtoi zoti Moscovici, duke kujtuar se Matteo Salvini, kreu i Lega-s, kishte distancuar veten nga provokimi i deputetit, informon Albinfo.ch.
“Ne nuk e ndryshojmë Europën me provokime”, tha Salvini për gjestin e Cioccës.
Komisioneri europian, të martën ka refuzuar buxhetin italian, kryesisht jashtë kornizave europiane, një vendim i paparë dhe të kërkuar nga qeveria e koalicionit populist që të paraqesë një buxhet të rishqyrtuar brenda tre javësh.
Z. Ciocca u bashkua me konferencën e shtypit pas prezantimit nga z. Moscovici dhe mori në tryezë shënimet e këtij të fundit. Ai pastaj hoqi një këpucë, me të cilën i shkeli shënimet, nën syrin e dyshimtë të komisionerit francez, transmeton Albinfo.ch.