Shkurt.ch
Mos udhëtoni me dokumente të skaduara
Ambasada e Kosovës këshillon bashkatdhetarët të cilët udhëtojnë për në Kosovë të jenë të pajisur me një dokument udhëtimi të vlefshëm
Në një komunikatë për shtyp, Ambasada e Kosovës në Bernë njofton bashkatdhetarët se kalimi transit pa dokumente udhëtimi ose me dokumete të skaduara, nëpër Itali ndëshkohet me kthim mbrapa të tyre.
“Kohëve të fundit disa bashkatdhetarë tanë kanë pasur probleme udhëtimi në Itali për faktin që nuk kanë qenë të pajisur me dokumente udhëtimi , ose me dokumente që ju ka skaduar afati i vlefshmërisë. Për pasojë, disa nga qytetaret tanë janë kthyer mbrapa nga autoritetet italiane.
Ambasada e Kosovës në Zvicër këshillon të gjithë bashkatdhetarët të cilët udhëtojnë për në Kosovë të jenë të pajisur me një dokument udhëtimi të vlefshëm, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Kosovës në Bernë..
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor