Feja
Çfarë e bëri Kosovën të renditet në vendin e katërt në botë me pjesëmarrës të qytetarëve të saj në ISIS
Është e dhimbshme të lexosh dhe të dëgjosh sot në mediat botërore lajmin më të keq të mundshëm për Kosovën, se si ky vend ende i dërmuar nga e kaluara e tij e dhimbshme, renditet në numrin katër me radhë, me pjesëmarrës të qytetarëve të saj në radhët e multifronteve të radikalëve të dhunshëm në Siri dhe Irak.
Një vend ky si yni, i cili para dhe pas lufte ende po rënkon për nevojat e tij qenësore të rimëkëmbjes, nuk është dashur të lejojë që mbi supet e tij t’i ngarkohej edhe kjo barrë e rëndë me pasoja të rrezikshme për stabilitetin e shoqërisë tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Fajin për pjesëmarrjen e qytetarëve tanë sot në ISIS askush nuk dëshiron ta pranojë, mirëpo ai nuk është inekzistent e as nuk është në qiell. Është këtu në tokë, pra është në mesin tonë.
Nga pafajësia përjashtohet vetëm Islami si fe hyjnore, por jo edhe ne që nuk ditëm dhe nuk po dimë të sillemi në përputhshmëri me mësimet e tij në vendin dhe rrethanat tona të veçanta.
Me dorën dhe veprimin tonë lejuam që dinin-fenë ta shndërrojmë në dinar-interes, para se atë ta vëmë në shërbim të shpirtit, moralit dhe konsolidimit të shoqërisë në përgjithësi.
Në vend që të jemi aktiv, të zëshëm dhe informues të saktë për atë që po ndodhte në Siri dhe Irak, ne heshtëm bukur gjatë dhe i lamë të lirë të tjerët që në vend të vërtetës dhe të realitetit, të përhapnin ideologji me ngjyrime ekstreme fetare në mesin e fëmijëve dhe familjeve tona.
Në anën tjetër, një pjesë e madhe e ndërkombëtarëve pas luftës, në këtë çështje u bënë sikur nuk po shihnin asgjë dhe bënin sehir, ndërsa një pjesë tjetër që edhe më herët ishin kundër pavarësisë dhe të ardhmes të qëndrueshme të vendit tonë, thoshin në vetvete: “Zot bane llugë-rrëmujë”!
Si krerë dhe udhëheqës të institucionit fetar nuk ishim vigjilent dhe të vetëdijshëm për gjithë atë që na ofronin nga jashtë në emër të donacioneve dhe bamirësive, të mbështjella nën petkun e fesë. Shpeshherë në vend të djathit ne hëngrëm sapunin dhe në vend të goglave morëm dushkun.
Nuk e ngritëm zërin e duhur në kohën e duhur, sidomos atëherë kur qytetarët, diletantët, injorantët apo ish-vagabondë filluan të flasin për fenë dhe në emër të saj, të cilët në fakt e morën edhe rolin e profesorëve dhe mësuesve të arsimuar në fe, por jo vetëm kaq, ata filluan edhe t’i fyejnë, kërcënojnë dhe sulmojnë fizikisht të gjithë që nuk pajtoheshin me ta, të shtyrë nga tutorë dhe ideologë të shitur me ngjyrime të mësimeve devijuese “fetare”.
Lejuam që në xhamitë tona të krijohen laramani të praktikave fetare në mesin safave, disa qindravjeçar të unifikuar të besimtarëve tanë.
E hapëm derën e pykave ndarëse të elementeve brejtëse të unitetit në xhamitë dhe faltoret tona për kohë të gjatë pas luftës, kurse zëri i kundërt u luftua dhe u shpall për interesa të ngushta si antiislam dhe antiinstitucion fetar!!
Prandaj, krejt këto e kanë sjellë gjendjen tonë fetare që kemi sot, dhe të jemi këtu ku jemi karshi vetes dhe faktorit ndërkombëtar.
Bota në këtë pikë po na shikon çuditshëm dhe po përpilon raporte për ne si një vend i katërt me radhë për nga numri i banorëve, ku bijtë dhe bijat e tij po marrin pjesë në ISIS.
Kjo për ne duhet të konsiderohet si një njollë tepër e madhe të cilën nuk është dashur në asnjë mënyrë të lejojmë që të na spërkasë e të na përlyejë.
Thirrjet tona se ne “jemi kundër ekstremizmit fetar” nuk kanë mjaftuar dhe nuk mjaftojnë as sot e sa në të ardhmen.
Për të parandaluar dhe shpëtuar shoqërinë nga grackat e mendimit ekstrem fetar të dhunshëm që ka marrë përmasa ndërkombëtare, duhet një rikonsolidim dhe rimobilizim i institucionit tonë fetar për të mirën e fesë të cilën e përfaqëson në rend të parë si dhe të stabilitetit afatgjatë të populli tonë.
Pas një rikëndellje dhe rizgjimi të të gjithë prijësve fetarë pa dallim, për të kuptuar kohën, vendin si dhe rrethanat në të cilat veprojnë dhe jetojnë nuk mund të ketë të ardhme të qetë fetare dhe shoqërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve