Shëndetësi

Mos përdorni barna me banderola të Serbisë

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj ka alarmuar qytetarët e Kosovës që të mos përdorin barna me banderola të Serbisë, pasi ato nuk janë të sigurta.

Ulaj ka deklaruar se i ka pasur dy raste të pacientëve me barna, të cilat mbajnë banderolat “Republika Serbija” të kontrabanduara në Kosovë.

“Mos pini medikamente me banderola të Serbisë, sepse nuk janë të sigurta. I sjellin kontrabanduesit serboshqiptarë, nuk dihet si ruhen dhe transportohen derisa arrijnë në “barnatorët klandestine” në Kosovë. Para së t’i bleni shikoni banderolat, duhet të jenë të Republikës sonë, e jo “Republika Serbija””, ka shkruar ai në Facebook.

Ulaj tutje ka thënë se çdo ditë sheh raste të tilla, përcjell albinfo.ch.

“Çdo ditë shoh paketime që sjellin pacientët me banderola serbe. Sot e kisha rastin nga Suhareka me dy të tilla. Ndoshta një ditë inspektorët farmaceutik do të kryejnë obligimin e tyre ligjor!”