Lajme
Monthey, një shkollë shqipe, një gjuhë, një komb, gëzim i madh!
Diçka e bukur dhe me shumë rëndësi ka ndodhur tek mërgimtarët në Zvicër, konkretisht në Monthey
Siç dihet në Zvicër mësimi i gjuhës shqipe organizohet nga Shoqata LAPSH “Naim Frashëri” si dhe nga “Shkolla Shqipe” – Zvicër, të cilat kohët e fundit janë angazhuar seriozisht në shtimin e pikave shkollore me qëllim fëmijët shqiptarë të kenë mundësinë vijimin e mësimit plotësues në gjuhën amtare.
Është lajm i bukur që këto dy shkolla tashmë po bashkëpunojnë mes tyre në mënyrë që mësimi i shqipes të jetë përparësi dhe qëllim i përbashkët.
Gjuha shqipe jo thjesht na bashkon, na unifikon, por ajo është edhe pjesa jonë e identitetit personal, kulturor e kombëtar. Ajo është gjëja më e çmuar që mund të ketë një komb. Një abetare, një komb, një shkollë, një unifikim i shqiptarëve kudo ku ndodhen.
Diçka e bukur dhe me shumë rëndësi ka ndodhur tek mërgimtarët në Zvicër, konkretisht në Monthey.
Në thirrjen ‘’Ejani në shkollën shqipe në Monthey! Bashkohu me ne!- Shqip të mësojmë!’’ të drejtuesit të “Shkollës Shqipe në Zvicër, z. Dr. Vaxhid Sejdiut dhe z. Zenun Shala, sekretar i Lapsh-it, për Zvicër, të shtunën fëmijët nuk nguruan t’i përgjigjën kësaj thirrje për të mësuar gjuhën tonë të vyer, gjuhën shqipe në shkollën e Monthey.
Por çfarë mendon e pyetur nga albinfo Anita Durici nga “Shkolla Shqipe – Zvicër”, në lidhje me bashkimin e dy shkollave?
‘’Unë personalisht jam shumë e gëzuar, për vetë faktin se po arrijmë të tregojmë se gjuha shqipe është mbi gjithçka dhe bashkë mund t’a dalim. Qëllimi i Shkollës Shqipe në Zvicër është t`u ofrojmë mundësinë të gjithë fëmijëve shqipfolës kudo ku ndodhen në Zvicër, që të mësojnë gjuhën amtare. Ku ka mirë se të bashkëpunojmë me njëri tjetrin në mënyrë që ky qëllim të arrihet sa më mirë. Pas diskutimit me zotin Shala dhe pasi pamë që një bashkëpunim i tillë mund të bëhej, ja nisëm nga puna që të bëhemi të dy shkollat së bashku, në mënyrë që ta kryejmë detyrën sa më mirë.’’ shprehet Anita.
Në po këtë qëndrim Zenun Shala shprehet:
‘’Kjo ishte se ndodhi rastësisht, por kam dy vjet që jam angazhuar për shkollën shqipe. Kur mora vesh në mbledhje që janë dy shkolla, dhe aty u hodh pyetja, pse nuk bëheni bashkë? Këtu lindi edhe ideja që ta bashkohemi“
Nga ana tjetër si moto drejtuesit e shkollës shprehen se gjuha amtare është gur i fortë themeli për njohjen e gjuhëve të huaja, e pse jo një portë për t’u integruar dhe ju lehtëson fëmijëve procesin e të mësuarit dhe të kuptuarit.
Mbas këtij bashkimi sipas Zenun Shalës do të ketë profesionalizëm, në mënyrë që edhe besimi tek prindërit të shtohet, të bashkohet e të arrihet një cilësi e lartë mësimdhënie, gjithashtu dhe për Anita Duricin, do bëhet maksimumi që gjërat të përmirësohen edhe me tej në mënyrë që jo vetëm në Monthey por kudo të shtohet numri i shkollave që ofrojnë mësim shqip, të afrohemi sa më pranë fëmijëve shqiptar kudo ku ndodhen në Zvicër në mënyrë që ta kenë sa më të suksesshme vajtjen në shkollë dhe tu ofrojmë atyre një mësimdhënie të kulturës e gjuhës shqipe sa më bashkëkohore. Do përpiqemi që të japim maksimalen në mënyrë që të jemi shembull për bashkëpunime të tjera. Vendet tona po bashkëpunojnë për këtë çështje, Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe ministria e Arsimit të Kosovës kanë hartuar një libër të përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët në diasporë, po ashtu edhe ambasada e republikës së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës po e mbështesin hapjen e shkollave kudo, në mënyrë që të gjithë të mësojnë shqip.
Shpresojmë se do të jenë me qindra, me mijëra fëmijë që krahas vendit ku janë dhe emigrojnë nuk e harrojnë gjuhën, nuk e harrojnë kulturën tonë, nuk i harrojnë paraardhësit që me aq luftë e mbajtën gjuhën e pastër shqipen.
Sa e sa martirë e gjuhëtarë, në çdo kënd të Shqipërisë luftuan dhe punuan që ajo të vinte në ditët e sotme si stoli për këdo që e mbart, si shenjë atdhetarizmi dhe identiteti. Pikërisht ky mision i çmuar për ngritjen e nivelit tonë kombëtar nuk mungon në Zvicër ku me çdo kusht e në çdo rrethanë, në të ftohtë, në të lagësht, me lodhje e mundim, përpiqen të përcjellin e të flasin shqip. E ku ka më mirë se të mendosh e flasësh shqip kur je shqiptar.
‘’Gjuha shqipe është gjuha jonë, të cilën e kanë lënë amanet baballarët tanë. Gjuha mbron flamurin, identitetin, atdheun!’’ Motoja e lajmërimit që mësuesit e dashur të shkollës shqipe mundohen të afrojnë gjithë familjet shqiptare për të dërguar fëmijët e tyre që ne mos të humbasim dokudo në botë si askush por me një identitet tonin, ashtu si dikur shqiptarët krenoheshin në çdo cep perandorie e para çdo armiku. Sot lufta në DHE të huaj është trashëgimi i kësaj gjuhe jo vetëm duke e folur por duke e mësuar siç duhet me shkrim e lexim, që ajo të mos harrohet.
Mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet çdo të shtunë, ora 08:15 deri në orën 10:00 , në shkollën Shqipe, Collège Reposieux, Rte du Tonkin 28, 1870 Monthey.
Mos ngurroni të jeni shqiptarë! Mësoni gjuhën tuaj, gjuhën e bukur shqipe!
Gjuha jonë sa e mirë
Sa e ëmbël, sa me vlerë!
Autore e artikullit: Zamira Bytyqi
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë