Gjuha
Monografia e parë e mësimit shqip në Austri
Promovimi i monografisë “Mësimi shqip në Austri” u bë javën e kaluar në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë... Monografia është një dokument i bazuar në shumë burime arkivore austriake e shqiptare ku thelbi i saj është fillimi dhe zhvillimi i mësimit shqip. Botimin e saj e ka mundësuar Ministria e Diasporës
Austria është njëra nga vendet e rralla ku është zgjidhur shumë mirë mësimi në gjuhën amtare. Mësimi, mësuesit dhe të gjitha nevojat e mirëvajtjes janë të rregulluara me ligje në kuadër të mësimit publik austriak. Vitin që lamë pas ishin të evidentuara 24 gjuhë amtare, në mesin e tyre edhe gjuha shqipe. Sipas numrit të nxënësve të kombeve të të ardhurve, shqiptarët renditen pas atyre në gjuhën kroate dhe turke. Nga 13.560 nxënës me gjuhë shqipe të lajmëruar si gjuhë amtare, mësimin e vijojnë vetëm 2101 nxënës. Kjo nuk mjafton kur dihen kushtet shumë favorizuese që ofron Ministria e Mësimit në Austri. Janë evidentuar 24 mësues në nëntë njësitë federale përbërëse të vendit.
Tradita e mirë e shkollimit dhe përkrahjes së shqiptarëve nga Austria që nga kohët e para një shekulli vazhdon akoma edhe në ditët tona. Një shembull i tillë është edhe botimi i abetares (Fibel- A-B-C- Abetare)për nxënësit shqiptarë në Austri e cila është e standardeve të larta nga praktika moderne e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Kjo është e përshtatshme për rrethanat e mësimit shqip në diasporë. Prezantimi i saj në seminarin e mësuesve nga diaspora në Ulqin u prit mirë nga pjesëmarrësit duke shprehur interesim nga mësuesit e disa shteteve të Europës të cilët porositën kontingjent librash.
Një sihariq i mirë tjetër është edhe botimi i “Mësimi shqip në Austri”, monografi e cila përfshinë 15 kapituj që nga fillim kontaktet e para në mes të dy popujve deri në vitin e kaluar kur u kremtua 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Monografia është një dokument i bazuar në shumë burme arkivore austriake e shqiptare ku thelbi i saj është fillimi dhe zhvillimi i mësimit shqip në këtë vend. Botimin e saj materialisht e mundësoj Ministria e Diasporës dhe vet autori.
Rreth motivit për këtë punë disa vjeçare në fjalën hyrëse, autori shkruan:” Vjena ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare ose të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare. Përshtypja ishte se ne dinim shumë pak rreth tyre, veprimtarive të tyre. Tradita e shkrimit dokumentar mungonte me çka kultura shqiptare nuk do dihet në rrethet e gjëra të vendorëve dhe vet shqiptarëve. Akoma nuk kemi shënime rreth mësimit të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore, historisë shqiptare në Austri. Forma më e mirë që nesër të dihet diçka nga e sotmja është shkrimi. Edhe këtë monografi e kuptoj si të tillë, një gjurmë e sotme për nesër, për gjeneratat që do vijnë. Një pjesë e mundit të shumë aktivistëve e aktivisteve le të jetë i shkruar sadopak si shenjë respekti ndaj punës së tyre.
Promovimi i “Mësimi shqip në Austri” u bë javën e kaluar në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ku rreth librit foli redaktori dhe lektori i tij shkrimtari e publicisti z.Bedri Tahiri. “Monografia “Mësimi shqip në Austri (1987- 2012)”, kap një fushëveprim më të gjerë se sa e thotë titulli. Në të nuk shkruhet vetëm për mësimdhënien e mësimnxënien, vetëm për mësuesit e për nxënësit. Autori vështrimin e hedh tej e tej në histori, duke na dhënë informacione të bollshme për albanologët e shkencëtarët austriakë që gjuhën tonë të lashtë e vunë në vendin e merituar, paskëtaj për gjurmët e shqiptarëve nëpër kohë në tokën austriake, për atdhetarët tanë të devotshëm e figura të shquara të artit e kulturës, të cilët lanë gjurmë të pashlyera në këtë qytetërim të lulëzuar, në Vjenën e Hasan Prishtinës e të Aleksandër Moisiut. Sidoqoftë, strumbullari rreth të cilit vërtitën të gjitha veprimet e shtjellohen tematikat, padyshim, është mësimi shqip i fëmijëve tanë mërgimtarë në këtë shtet me traditë shekullore internacionale.”
Promovimi i radhës do të jetë në Vjenë, në nëntorin i festave kombëtare.
Hazir MEHMETI, Vjenë
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë