Kosova
Monitoruesit identifikojnë të metat që përcjellin zgjedhjet në Kosovë
Votimet familjare dhe presioni mbi votuesit, janë vetëm dy nga çështjet të cilat përmenden si dobësi që i ndjekin proceset zgjedhore në Kosovë
Organizatat joqeveritare në Kosovë të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thonë se janë duke u fokusuar në disa çështje, që ishin evidentuar edhe në proceset e kaluara si parregullsi dhe shkelje.
Votimet familjare dhe presioni mbi votuesit, janë vetëm dy nga çështjet të cilat përmenden si dobësi që i ndjekin proceset zgjedhore në Kosovë.
“Demokracia në Veprim”, është një rrjet prej 10 organizatave anëtare dhe 38 organizatave partnere të cilat do ta monitorojnë procesin e zgjedhjeve. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (që bën pjesë në rrjetin Demokracia në Veprim), thotë për Radion Evropa e Lirë se në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen më shumë se 2 mijë vëzhgues percjell Albinfo.ch.
Bazuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare, por edhe ato lokale, ai thotë se pritjet në fakt janë që parregullsitë, eventualisht të përsëriten.
“Presim se mund të kemi votime grupore, votime familjare dhe lloje të tjera të votimit të cilat nuk janë të lejuara në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, por edhe në bazë të rregulloreve të tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Cakolli.
Ai thotë se partitë politike do të monitorohen edhe gjatë fushatës parazgjedhore pasi që edhe aty ato shpesh bëjnë shkelje të ligjit dhe rregullave zgjedhore. Sipas tij, në zgjedhjet e fundit, partitë politike kanë bërë gabime e keqpërdorime të ndryshme duke nisur nga pjesëmarrja e fëmijëve në fushata e deri te shfrytëzimi i resurseve shtetërore për qëllime partiake.
Cakolli thotë se pritjet, megjithatë, janë që të ketë përmirësime, pasi që edhe vet partitë politike janë zotuar se nuk do të përsëriten disa nga shkeljet që i kanë përcjellë proceset zgjedhore në të kaluarën.
“Ato duhet të respektojnë memorandumet e shumta që janë nënshkruar për përmirësimin e procesit zgjedhor. Presim që fushata të jetë e qetë dhe pa probleme”, tha Cakolli.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë