Lajme

Monedha e Facebook-ut largohet nga Zvicra

Monedha dixhitale e nisur nga Facebook po largohet nga Zvicra për të vendosur bazën në Shtetet e Bashkuara.

Monedha fillimisht u quajt Libra, por tani ka ndryshuar emrin në Diem.

Monedha e re është planifikuar të jetë e ndryshme nga monedhat e tjera kripto, duke u mbështetur nga asete të botës reale, të tilla si kursi i këmbimit të dollarit dhe çmimet e mallrave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Monedha nuk ka qenë e suksesshme në marrjen e një licence nga rregullatorët zviceranë, por CEO, Stuart Levey, thotë se ata kanë përfituar shumë nga reagimet konstruktive nga rregullatorët.

Diem është në partneritet me 25 kompani të tjera.