Lajme
Moldavia i vendos sanksione, Rusia zotohet se do t’i përgjigjet
Moldavia i është bashkuar pakos më të madhe të sanksioneve evropiane kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, për çka Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se “nuk do ta lërë pa përgjigje” vendimin e Moldavisë për të vendosur sanksione kundër saj, si pjesë e pakos së sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës, përcjell albinfo.ch.
Sanksionet kanë për cak qindra njerëz, përfshirë nga Moldavia, apo njerëz që kanë punuar në rajonin e ndarë nga Moldavia me mbështetjen e Kremlinit, Transdniester, vend në të cilin Rusia i ka mbi 1.000 trupa.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u shpreh se vendimi nuk është në përputhje me “interesat e banorëve” të Republikës së Moldavisë dhe se “shumica dërrmuese” e moldavianëve kanë qasje miqësore ndaj Rusisë, sipas REL.
Në anën tjetër, sondazhet publike në Moldavi e tregojnë të kundërtën: mbi 38% e qytetarëve moldavianë besojnë se Rusia e nisi një pushtim të paprovokuar të Ukrainës dhe vetëm 17% i besojnë narratives së Kremlinit se ky është “një operacion i çlirimit”.
Për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, marrëdhëniet e Kishinievit me Moskën janë përkeqësuar shpejt, teksa presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzon Moskën për komplot për të kryer puç kundër Qeverisë proevropiane në Kishiniev dhe se po përpiqet ta destabilizojë vendin e saj.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’