Lajme
Moldavët i thonë “Jo” anëtarësimit në BE
Moldavët votuan të dielën kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian në një referendum.
Qytetarët janë drejtuar drejt qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe referendumin për anëtarësimin në BE.
Ata duket se kanë hedhur poshtë planet që ish-republika sovjetike t’i shtojë kushtetutës qëllimin e saj për t’u bashkuar me BE-në.
Rezultatet nga 70% e votave në referendum treguan se 55% e votave i thanë “jo” propozimit, ndërsa gati 45% thanë “po”.
Votuesit u pyetën: “A jeni për anëtarësimin e Republikës së Moldavisë në Bashkimin Evropian?”
Rezultati i referendumit do të përcaktojë nëse pranimi në BE bëhet një qëllim kushtetues, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, presidentja properëndimore, Maia Sandu, do të përballet me socialistin prorus, Alexandr Stoianoglo, në balotazhin për presidencën e Moldavisë.
Pjesëmarrja ishte afër 50%, shumë më e lartë se 33% e nevojshme që rezultati të ishte i vlefshëm.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra