Lajme

Moderna i kërkon Zvicrës të miratojë vaksinën e saj Covid për fëmijët nën 12 vjeç

Prodhuesi amerikan i ka paraqitur një kërkesë agjencisë zvicerane të autorizimit të barnave Swissmedic për miratimin e vaksinës së saj për fëmijët nga mosha gjashtë deri në 12 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Vaksina e Moderna-s (së bashku me atë të Pfizer) është lejuar në Zvicër për adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart që nga 9 gushti.

Prodhuesi po kërkon nga Swissmedic të zgjerojë miratimin e vaksinës për gjashtë deri në 11-vjeçarët, të cilët do të merrnin dy doza të reduktuara me 28 ditë larg.

“Swissmedic po shqyrton dokumentacionin e aplikimit, të cilin po e merr në mënyrë të vazhdueshme, në një proces të përshpejtuar pa kompromentuar rishikimin shkencor”, tha agjencia.