Lajme

Modelja shqiptare nga Zvicra, “Miss Shqiptarja në botë 2020”

Modelja shqiptare që jeton prej 6 vjetësh në Zvicër, Behare Maksutaj, u zgjodh në fund të vitit të kaluar “Miss Shqiptarja në botë”, përcjell albinfo.ch.

Ajo arriti të triumfojë në mesin e shumë vajzave të bukura, ndonëse kjo ishte një sfidë e madhe për shkak të angazhimeve si një grua e martuar, e po ashtu edhe si nënë.

“Modelimi është pasioni im i parë dhe më i madhi që kam pasur, por përveç tij, unë kam pasion edhe sportin. Kam pasur shumë oferta profesionale në vende të ndryshme të botës, dhe ky është vetëm fillimi”, është shprehur modelja shqiptare në një intervistë në mediat shqiptare.