E-Diaspora
Liridona Bytyqi, modeliste e trendit botëror, e lidhur, shumë, me Kosovën
Modelizmi për të është një pasion që e ushtron me shumë qejf dhe krahas kësaj, shkollimin nuk e ka lënë anash asnjëherë, duke punuar paralelisht
Liridona Bytyqi është 21-vjeçe, modele me prejardhje nga Kosova, e cila jeton në Zvicër. Sharmi dhe delikatesa e saj e bëjnë të shquhet nga modelet e tjera. Ajo kohët e fundit po komentohet shumë për elegancën e saj dhe stilin unik të veshjes.
Modelizmi për të është thjesht një pasion që e ushtron me shumë qejf dhe krahas kësaj, shkollimin nuk e ka lënë anash asnjëherë, duke u angazhuar paralelisht.
Si fëmijë, ajo pëlqente fushën e modelizmit dhe kjo dëshirë u rrit edhe më shumë me kalimin e kohës, pasi tiparet e saj janë të një modeleje të vërtetë.
Jeta dhe shkollimi në Zvicër
E lindur dhe rritur në Zvicër, Liridona është me prejardhje nga Suhareka.
“Familjarët e mi kanë emigruar, saktësisht në vitin 1980. Fillimisht gjyshi im kishte shkuar në Zvicër për të punuar, pastaj mori nënën time dhe gjithë familjen. Nëna ka qenë 17 vjeçe kur ka emigruar në Zvicër dhe pastaj u martua me babin”, tregon ajo.
“Si 17-vjeçe kam përfunduar shkollimin e obliguar në Kantonin Aargau në Zvicër, pastaj në gusht të vitit 2017 kam filluar zanatin e ekonomistes dhe fushën për kontabilitet në “Bezirksgericht Laufenburg AG” dhe e kam përfunduar suksesshëm në vitin 2020”, shprehet ajo.
“Tash jam 21 vjeçe dhe jam duke përfunduar “Berufsmaturität” për studimet që i kam në plan. Në gusht të vitit 2022 do të filloj studimet si “Interior Design”, që gjermanisht i bie “Innenarchitektur”. Studimet do të zgjasin 3 vjet dhe pastaj do të fitoj titullin Bachelor”, tregon ajo.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Zvicër, ajo tregon se nuk ka qenë aspak i vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime. “Jo, nuk e kam pasur fare problem, pasi jam lindur në Zvicër dhe jam rritur me mentalitetin dhe kulturën zvicerane. Normalisht, shoqërinë time më të afërt e kam krijuar me ata që i përshtaten karakterit tim”.
Modelja zeshkane, me hapa të sigurt drejt suksesit
Liridona është një modele zeshkane, me stil të trendit botëror. Ajo po tregohet goxha e suksesshme, duke pozuar brende të veshjes me elegancë të lartë.
Pa dyshim, çdo modele në plan të parë ka bukurinë dhe veshjen. Kjo e fundit, për Liridonën ka shumë rëndësi, pasi që të veshurit bukur reflekton në çdo vend.
“Kabineti i veshjeve të mia nuk përbëhet vetëm nga veshjet e “disanjuara”. Kam shumë veshje prej “Zara”, “H&M”, “Bershka” etj. Ndërkohë që çantat i kam nga “Mollerus”, “Tommy Hilfiger”, “Guess” dhe “Louis Vuitton”.
Po ashtu, ajo tregon se jo patjetër ka rëndësi firma në shijen e saj, por përzgjedhjen e ngjyrave e ka pikë të dobët.
“Për mua nuk ka rëndësi përherë marka e veshjes ose e çantave, por ngjyrat i kam pikë të dobët, pasi nuk i preferoj shumë ngjyrat të ndryshme. Nëse e kombinoj një “Outfit”, e kam pikë të dobët që ngjyrat t’i përshtaten njëra-tjetrës. Kjo luan rol të madhe për mua, se sa një markë e njohur e veshjes. E shtrenjta nuk do të thotë se është gjithherë e mirë, për mendimin tim”.
Që nga mosha 19-vjeçare Liridona filloi të merret me “fotoshooting”, duke pozuar në qytetin më të bukur të Zvicrës, në Luzern.
“Në muajin nëntor 2019 kam bërë fotoshootingun e parë me fotografin Jeton Bylykbashi dhe vendi i realizimit ka qenë Luzerni. Pastaj në muajin janar 2020 kam bërë fotoshooting për “Minna Fashion”, duke bërë foto për modelet e fustaneve të ndryshëm. Dhe kështu fillova ta doja modelizmin akoma më shumë”, tregon ajo
Ngjashmëria e saj me artisten Dafina Zeqiri
Thuhet se të gjithë mund të ngjajmë me një person tjetër, por ngjashmëria në pamje e Liridonës me Dafina Zeqirin është shumë e madhe. Vijat e fytyrës dhe sharmi i tyre janë thuajse njësoj.
Tregu i modelizmit në Kosovë, më i preferuar se sa ai në Zvicër
Duke qenë se në Zvicër tregu i modelizmit është më i vështirë për të depërtuar, Liridona tregon për Albinfo.ch se pëlqen më shumë tregun kosovar, pasi që përveç fotosesioneve, ka hapësirë të jetë e pranishme edhe në spotet e shumta të këngëtarëve shumë të njohur nga Kosova.
“Depërtimi në Zvicër është më i vështirë, se sa të punoj me tregun e Kosovës. Zakonisht, këtu në Zvicër është më i vështirë bashkëpunimi me dikë, se sa të punosh me dikë të vendit tënd. Të them të drejtën, tregun e modelizmit në Kosovë e preferoj më shumë se këtu në Zvicër. Në Zvicër momentalisht jam më shumë e lidhur në “Cooperations””, tregon ajo.
Kosovarja me pak fjalë ndjek aktivitete si për video-klipe, ashtu edhe për fotoshooting dhe cooperations. Ajo po ashtu është e lidhur shumë me Kosovën dhe e viziton shpesh.
“Jam shumë e lidhur me Kosovën dhe e vizitoj 3 deri në 4 herë në vit. Kam dhe familjarë që i vizitoj, por edhe thuhet se “si vendi yt nuk ka”. Jam e lindur dhe rritur në Zvicër, por dashurinë me Kosovën nuk ma ndal askush. E dua Kosovën dhe do ta dua gjithmonë vendlindjen e prindërve të mi”, përfundon ajo.
Box
Nuk ka rëndësi marka, por përshtatja e veshjeve me shijen time
“Për mua nuk ka rëndësi përherë marka e veshjes ose e çantave, por ngjyrat i kam pikë të dobët, pasi nuk i preferoj shumë ngjyrat e ndryshme. Nëse e kombinoj një “Outfit”, e kam pikë të dobët që ngjyrat t’i përshtaten njëra-tjetrës. Kjo luan rol të madhe për mua, se sa një markë e njohur e veshjes. E shtrenjta nuk do të thotë se është gjithherë e mirë, për mendimin tim”.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?